‘Garantoni 80% të vlerës së pagave’/ LSI me propozim: Rama të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

E mërkurë, 18 Mars 2020 17:21

Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet nënkryetarit të saj Petrit Vasili ka dhënë 7 propozime masash për situatën me koronavirusin dhe i ka kërkuar qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Vasili në propozimet përmend garantimin e 80% vlerës së pagës për personat që janë në punë dhe nuk mund të punojnë. Po ashtu dhe rimbursimin e sigurimeve shoqërore dhe shendetësore për ta.

Tjetër propozim është edhe heqja e taksave lokale për bizneset dhe familjet duke filluar nga muaji mars.

Po ashtu LSI propozon e dhe subvencionimin e fermerëve për produktet që nuk do i shiten si dhe likuidimi i tarifave për studentët për vitin shkollor 2019- 2020.

MASAT E PROPOZUARA NGA LSI

1. Heqja e taksave lokale per te gjithe bizneset dhe familjet duke filluar nga muaji mars dhe per gjate gjithe kohezgjatjes se kufizimeve per shkak te karantines.

2. Garantimi i Pageses me vlere 80% per te gjithe personat, qe jane ne pune, por nuk mund te punojne dhe per pasoje nuk paguhen per arsye te mbylljes se aktivitetit te sipermarrjes ku ata punojne per shkak te karantines, perfshire edhe te gjithe ushtruesit e profesioneve te lira.

Pagesat te kryhen ne numrat e llogarise se te punesuarve.

3. Te rimbursohen nga shteti sigurimet shoqerore dhe shendetesore te kategorive te punonjsve te trajtuar me 80% te pages,per te gjithe periudhen ne te cilen keta punonjes do te jene pa pune per shkak te karantinimit dhe kohes qe do ti duhet biznesit per te rikthyer aktivitetin e biznesit te tyre ne pune.

4. Subvencionim per te gjithe fermeret prodhimet e te cileve nuk mund te shiten per arsye te bllokimit te transportit apo te pamundesise se sigurimit te imputeve bujqesore dhe per pasoje mos realizimit te prodhimit bujqesor. AZHBR duhet te beje nje disbursim me procedura te pershpejtuara per çdo fermer.

5. Subvencionim te te gjithe pagesave, qe te palikujdura studenteve si detyrime per  vitin shkollor 2019 – 2020.

6. Shtyrje e pagesave te TVSH si dhe tatimeve te bizneseve per nje periudhe  me te vone, ne vleresim te kohezgjatjes se karantines, por jo me pare se   muaji qershor.

7. Per te gjithe ata qytetare qe jane te rregjistruar ne asistence si dhe per pensionistet, shteti te marre persiper rimbursimin e faturave te energjise dhe te ujit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...