Bashkia e Shkodrës merr masa ekonomike, Basha: Ky është standardi i PD

E Enjte, 19 Mars 2020 14:07

 Bashkia e Shkodrës reagon për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në Shqipëri, duke kërkuar marrjen e masave urgjente. Bashkia kërkon përjashtimin nga taksa e pronës dhe tarifat vendore për 3 muaj për të gjitha kategoritë e taksapaguesve, si dhe përjashtimin e tyre nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave.
Pas njoftimit, reagoi edhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Ai tha se ky është standardi i PD.
"Situata emergjente kërkon masa dhe veprime konkrete!
Çdo ditë që kalon biznesi dhe qytetarët përjetojnë vështirësi të dyfishta. Gjendjes së jashtëzakonshme diktuar nga Covid 19 i shtohet dhe pamundësia e bizneseve për të mbijetuar dhe e një shumice qytetarësh për të siguruar ushqim në pamundësi për të punuar
Për këtë arsye përshëndes vendimin e Kryetares së Bashkisë së Shkodër Volatana Ademi për tu gjendur në krah të qytetarëve dhe bizneseve.
Ky është standarti i Partisë Demokratike. Çdo propozim i yni është i zbatueshëm dhe çdo vendim të propozuar do ta kisha marrë pa hezitim në qeverisje, për tju shërbyer njerëzve dhe vendit.
Uroj dhe bëj thirrje që pa humbur kohë të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryebashkiakes Ademi për përjashtimin nga detyrimet vendore për individët, familjet, personat fizikë dhe juridikë, dhe që çdo bashki tjetër të adoptojë të njëjtat masa në mbrojtje të interesave të qytetarëve.
A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.
B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve," shkruan Basha.
Njoftimi i Bashkisë Shkodër:
Kërkojmë menjëherë shqyrtimin dhe miratimin e propozimit për marrjen e vendimit për përjashtimin nga detyrime vendore për individët, familjet, personat fizik dhe juridik, OJF-të subjektet, institucionet, në territorin e Bashkisë Shkodër: (Lagje 1, Lagje 2, Lagje 3, Lagje 4, Lagje 5, Njësitë Administrative Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Rrethina, Pult, Shalë, Shosh):
A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.
B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

Modifikuar më E Enjte, 19 Mars 2020 15:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...