Kush e ka karantinuar (ish) Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj?

E Enjte, 19 Mars 2020 14:13

Njeriu që udhëhoqi për 6 muaj radhazi helmimin e shqiptarëve me gazlotsjellës gjatë protestave të opozitës një vit më parë, është zhdukur. Po flasim për Sandër Lleshajn, i cili daljen e fundit në publik e daton fiks dy javë më parë, në një intervistë për “Real Story” të Sokol Ballës në News 24.
Që pas asaj dite, kapterri i Edi Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme është zëvendësuar nga Ardi Veliu, i cili është sot edhe ministër, edhe drejtor i Policisë së Shtetit.
Në kohën kur para shqiptarëve shohim vetëm Edi Ramën, Ogerta Manastirliun dhe Ardi Veliun, i munguari i madh është pikërisht ai, njeriu pa asnjë emocion e turp në fytyrë sa herë flet, Sandër Lleshaj.
Në një informacion që SYRI.net disponon bëhet me dije se dy javë më parë ka pasur një përplasje të fortë gjatë mbledhjes së qeverisë mes Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, ndërsa tensioni ka arritur deri aty sa në duf e sipër, kryeministri e ka përzënë nga mbledhja e qeverië ministrin e brendshëm duke e “përcjellë” me hakërrimet “zhduku mos të të shoh më”.
Në largim e sipër, mësohet se Lleshaj i është kthyer Edi Ramës me fjalët “po dola nga kjo derë nuk kthehem më”, por këmbëngulja e shefi të qeverisë ka vijuar njësoj “m’u zhduk”.
Të njëjtin fat të keq ulërimash dhe ofendimesh e ka pasur në të njëjtën mbledhje edhe Ministrja e Financave, Anila Denaj. Edhe kjo e fundit pas disa daljeve në publik pothuajse është zhdukur plotësisht nga qarkullimi, ndërsa si për të konfirmuar se qeveria e Ramës po shkërmoqet mjafton të shikosh vendimin e djeshëm kur Arben Ahmetaj pas parave të tërmetit do të menaxhojë sot e tutje edhe ato për përballimin e situatës së Koronavirusit.
Sot Edi Rama, pritet të publikojë paketën e tij financiare për përballimin e situatës ekonomike në Shqipëri të krijuar nga virusi Covid-19. Por duke u rikthyer edhe njëherë tek misteri “Lleshaj”, pyetjet që shtrojmë sot për publikun janë: Sandër Lleshja është karantinuar në shtëpi nga Edi Rama apo nga koronavirusi?

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...