Lojrat politike në kohën e pandemisë..!

E Enjte, 19 Mars 2020 15:18
 
Nga Skënder MULLIQI
 
Është serioze. Që nga uniteti gjerman, jo, që nga Lufta e Dytë Botërore, nuk ka pasur një sfidë për vendin tonë, që ka aq shumë rëndësi për veprimin tonë të përbashkët të solidaritetit ", thotë kancelarja Merkel në adresën e saj, pas goditjës së pa pritur nga pandemia e Koronavirusit. Lexues të ndëruar e fillova këtë shkrim më thënjën e zonjës së hekurt, kancelarës së Gjermanisë, Angela Merkel, për faktin së në çfarë niveli të lartë është vetëdija e popullit gjerman , në këtë rast të zonjës Merkel, kur është në pyetje mbrojtja e popullit nga pandemia.Shqiptarët nuk janë popull më numër sa janë gjermanet, por sigurisht së jemi nder popujt më të lashtë në Evropë.Kjo traditë e mirë sikur nuk po na bën punë dhe nuk po shfrytëzohet historikisht.Së po na dalin në krye për tna udhehequr të paditurit, gjysem analfabetët dhe zhvatësit e pronës shoqërore .Puna dhe veprimet e tyre janë histori e gjatë , dhe sigurisht hiq e ndritur karshi shtetit dhe kombit. Ti kthehem temës e cila është aktuale në Kosovë. Kur pandemia ka marrë përmasa shqetësuese në botë, në Kosovë rastët e kësaj pandemie nuk janë të shumta. Dhe, kur pritej që kjo gjendje të na bën unik të gjithëve , e para së gjithash drejtuesit e shtetit më të ri në Evropë, kjo nuk po ndodhë për fatin tonë të keq .Dihet së edhe ky koalicion ishte i "zorit", për shkak të dallimeve të mëdha programore ndërmjet LVV dhe LDK. Njëra parti e krahut të qendrës së majtë, kurse LDK e krahut të djathtë politikë. Dallimet programore dhe dallimet ideologjike ishin të mëdha , të cilat bën që koalicioni të zgjatët më muaj të formohet , dhe nga pykat që ju bëheshin nga ata që e humbën pushtetin . Kjo ishte e para dhe qensorja për mua. Tjetër. Disa nga LDK-ja, duket së janë të lidhur më bisnese të ndryshme më PAN, dhe kjo ishte pengesë e madhe, që ky koalicion të shkon deri në fund. Thënë të drejtën nuk kemi dashur të bësojmë shumë , që do të ndodhë që ky koalicion mos të funksionon deri në fund të mandatit edhe përkunder këtyre dallimeve.Pse nuk kemi dashur të bësojmë? Së në pyetje ishin ndryshimet e proklamuara gjatë fushatës zgjedhore , për qka edhe dolën të parat në këtë garë LVV dhe LDK më një përqindje shumë të ngusht.Njerëzit ju gëzuan kësaj fitoreje si fëmijët, duke ju shtuar shpresat e humbura nga keqqeverisjët e kaluara. Ju shtuan shpresat së do të kemi ndryshime pozitive në këtë vend të lodhur nga zhvatja dhe hajnit e pa shëmbullta, të lodhur nga skami dhe mjerimi social për një shtet të vogël siq është Kosova.Populli është lodhur së tepërmi nga këto lojëra të pashmebullta të kësaj klase politike të degraduar dhe lakmitare për të mira materjale dhë për pushtet apsolut. Shumica po jetojnë keq. Të rinjët nga pa përspektiva e kan marrë botën në sy.Qeveria e re, ishte shpresa e fundit për kthimin e besimit të humbur në institucionet e shtetit të kapuara fortë për gryke .Qeveria Kurti punen e filloj mirë. Fillojë më ndryshime që premtuan së gjerat do të shkojnë për së mbari. Por, ata që zbritën nga pushteti pas një periudhe të gjatë nuk lanë gurë pa lëvizur që ky koalicion të marr fund. Dhe, kjo po ndodh në momentin kur Kosova e varfër po përballët më gjendjën e pandemisë, e cila e ka shqetësuar mbarë botën. Largimi nga posti i Ministritë të Punëve të Mbrendshme, Agim Veliut,ishte vëtem pretekst duket për prishje të koalicionit, së në pyetje, është dialogu më Serbinë dhe plani siq po thuhet që një kohë të gjatë në opinion për ndarje etnike të Kosovës . Kur pritej unifikimi që të punojnë në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19, politikanët e Kosovës po keqpërdorin pushtetin e tyre politik për të krijuar drama dhe pasiguri në një kohë kur vendi duhet të jetë i mobilizuar më shumë së kurrë më parë,karshi pandemisë së virusit.Kryeminstri Kurti eshte ngutur pak më largimin e Veliut nga posti edhe pse më të drejtë.Por, për shkak të situatës eshtë dashur, që të tregohet pak më tolerant, që jo tash ti jepet rasti skenarit për rënjën e qeverisë, duke ja forcuar pozitën presidentit pa të drejtë kushtetuese.Ne anën tjetër Isa Mustafa , i cili ka përvojë në politikë, edhe pse ka ndodhur shkarkimi i Veliut, reagoi në mënyrë më të keqe të mundshme , duke kërkuar mocion për rrezimin e qeverisë.Presidenti, Hashim Thaqi, kërkojë pa ndonjë bazë futjën e gjendjës së jashtëzakonshme, dhe kësaj thirrjeje ju nënshtru edhe Mustafa Presidenti sikur e shfrytëzojë momentin delikat për ta instrumentalizuar rënjën e qeverisë bashkë më opozitën dhe disa në krye të LDK-së.Dikush edhe mund të thotë së LVV po ka synime që ta 'asgjason' politikisht LDK-në.Nese ka ndonjë të vërtetë këtu, e që pak është për tu besuar, atëherë më mirë në pushtet , bashkë më VV për të mirën e shtetit të Kosovës, së të ulët LDK në prehërinë e Thaçit sa herë që ai e kërkon ,e i cili më mjeshtri e ka shfrytëzuar LDK-në, për arritjen e qëllimeve të tija politike.Kështu siq është vepruar pikërisht në këtë situatë kur po përballemi me pandeminë e shekullit, nuk do të kishte vepruar asnjë udhëheqës serioz diku tjetër,as në Afrikë!Vërtetë me këto veprime në vazhdimësi të kësaj kaste politike, po tregohemi para botës demokratike së nuk kemi lidhje së çka është shteti. Dhe, drojë shumë së kjo situatë tash më shumë së kurrë do të provokojë zbrazjën e Kosovës.Për përgjegjësi nuk po flasë së askush nuk mori përgjëgjësi deri më sot, e shumë të liga na ndodhën para syve tanë .Kjo klasë politike moti është përshendetur nga përgjegjësia dhe nga morali politik.Kan mbetur të pa prekshem besa edhe nga ligji! Turpi thotë një fjalë e popullit nuk qelë varrë askënd...!
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...