Shpall emergjencën e fatkeqësisë shëndetësore

Premte, 20 Mars 2020 15:52

Nën shembullin dhe direktivën e Kryetarit Basha, Grupi Strategjik i Monitorimit të Emergjencës pranëPartisë Demokratike, prej datës 23 shkurt 2020, është duke e ndjekur (pa lejen e të gjithëpushtetshmit!) hap pas hapi, me përgjegjësi,dinamikën epërballjes kombëtare me Covid-19.

Krahas problematikave kritikeqë lidershipi dhe ekspertët pranë PD kanë publikuar çdo ditë, po denoncoj shqetësimin që lidhet me shkeljet flagrante të Kushtetuës dhe ligjeve të RSH, në përballjen e qeversisë me Covid-19. Me fjalëmë të thjeshta, denoncoj publikisht, arrogancën, arbitraritetin dhe cinizmin e masave shtrënguese qëKomandanti Suprem ka shpallur nga “vendkomanda” e Surrelit, në kurriz të qyetatarëve, biznesit dhe shoqërisë.

Paraprakisht,më duhet të qartësoj se,Kushtetuta,reciprokisht në nenet 173, 174, 175, si dhe paketa ligjore që do bëjë prezent në vijim, ka mirë përcaktuar parimet bazë,rrethanat, rastet, masat, të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve, balancën e pushteteve vendimmarrëse, afatet e vendosjes së gjëndjes sëjashtë zakonshme, fatkeqësive natyrore dhe mbrojtjes civile.

Më poshtë gjeni8 shkeljet e kushtetutës dhe ligjeve si dhe rekomandimet përkatëse:

Shkelja nr. 1:KryeKomisarii Surrelitnuk e ka shpallur zyrtarishtas gjendjen e jashtëzakonshme,as atë të fatkeqësive natyroresipas referencave kushtetuese të sipërpërmendura.

Shkelja nr. 2:Edhe për aktet normative që ka nxjerrë, ka keq-përdorurnenin 101 të Kushtetutës, i cili përcakton, se: Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve”. Nderkohë, 5 ditë kanë kaluar dhe besoj nuk ka nevojë për asnjë koment!

Shkelja nr. 3:Në pikën 6 dhe 9, neni 3 tëLigjit nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”,si fatkeqësi natyrorepërcakton të gjitha rastet që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, ndër të tjera dhe SËMUNDJET INFEKTIVE masive (si rasti i pandemisëCovid-19),si dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjenë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.

Në referim të Kushtetutës dhe ligjit të sipërcituar,është më se e qartëse,situata në të cilën ndodhemi klasifikohet si fatkëqsi natyrore,si dhenë kushtet e emergjencës civile.

Shkelja nr.4:Në referim tënenit 174 të Kushtetutës, dhe të nenit 18 të Ligjitnr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”, Këshilli i Ministrave mund të shpallë gjendjen e emergjencës civile për 30 ditë.

Por, po sipas kësaj referencekushtetutesedhe ligjore, shtyrja e afatit 30 ditor, bëhet vetëm me miratin nga Kuvendi.

Ndërkohë,ne qytetarët ende nuk jeminjohur të ketë ndonjëVKM zyrtare, qoftë edhe me satatus nga Bunkeri i Surrelit,për shpalljen e kësaj gjendje nga ana e Qeverisë.

Shkelja nr.5:Sipas nenit 7, pika 4, të Ligjit nr. 15/2016, “Për parndalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe mbrojtjen e sëmundeve invektive”,qeverisëi jepenKOMPETENCATpër të kufizuar tëdrejtat kushtetuese të qytetarëve.Ndërkohë këto masa janëvendosur: “bizneset janë mbyllur, lëvizja me automjete, lëvizja në këmbëështëe ndaluar pas orës 10.00 dhe 18:00”, etj.

Pra, edhe pse në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, të gjitha masat shtrënguese ndaj qytetarëve janë ndërmarë, edhe pse kështu,“de facto” jemi në një situatë të gjendjes së emergjencës civile.

Shklelja nr. 6: Qëllimi i qeverisëështë i qartë, poredhe cinik njëkohësisht. Në këtë mënyrë gallataxhiu-Kryeministër,po përpiqet të shmang përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve,pasi sipas nenit 41- “edrejta e kompensimit” dhetë Ligjit nr. 45/2019;“për mbrojtjen civile”, shteti është i DETYRUAR të kompensojë të gjitha dëmet e ardhura si pasojë e kufizimeve nga gjendja e emergjencës, si: humbjet si pasojë e mbylljes së bizneseve, pagat e punonjësve, qerat, siguracionet,energjia elektrike, etj.Në fakt, këto janë as më shumë, as me pak, paketae mbështetjes socialedhe kompesimit që Kryetari i Partisë Demokratike i ka rekomanduar publikisht qeverisë.

Shklelja nr. 7: Qeveria e paaftë, si në asnjë vend tjeter, po ngarkon të gjithë koston epasojave të pandemisë mbi qytetarët, biznesin dhe shoqërinë. E thënë me thjesht, Kryeministri delirant, si çdo pushtetar autokrat, u tregon dhëmbët qytetarëve të zbatojnë detyrat,por nuk i`u njeh të drejtat dhe nuk po përmbush detyrimet kushtetuese e ligjore ndaj tyre.

 

Shkelja nr.8:Përdorimin e Policisë Ushtarake (pjesë e organikës së FA), etj dhe kapacitete të tjera nga FA, e çmoj si vendimin të drejtë,por i bëj apel Komandantit-fuqiplotë që, kjo të realizohet vetëm mbi bazën e neneve 173 dhe 174 të Kushtetutës (pas vendosjes sëgjendjes së jashtëzakonshme ose fatëkeqësivenatyrore), si dhe mbi bazën e neneve 22 dhe 23 të Ligjit nr. 59/2014:“Mbi pushtetet dhe autoritetet e drejtimit të FA”. Thënë këtë,ri-kujtoj, se Gjykata Kushtetuese me Vendimin historik nr. 10/2015 ka rrëzuar(përqasjen e pusht-eteve diktatoriale),reciprokisht pikat 3, të neneve (22 dhe 23), të cilat si në asnjë vend të NATOs, i jepnin në kohë paqeKryeministrit, kompetenca eksluzive në Komandimin &Kontrollin (C2)mbi FA.

Në përmbledhje,i bej apel qeverisë, në fakt i bëj thirrje Udhëheqësit Suprem të Surre(a)littë “mbledhemirë mendjen”, të mos vijojë të bëjë Ali komikun e Bagdadit,të mos u zgërdhijë dhëmbet qytetarëve, tëheq pelevrekët, tëvesh kostumin e shtetarit, tëdalë nga paranoja e “Sulltanit të madhërishëm”, dhenë detyrim të referencave Kushtetutese dhe ligjore të sipërcituara:

  1. Të shpall menjëherë gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe të emergjencës civile;
  2. Tëlegjitimoj në Kuvend masat shtërnguese tëndërmara ndërkohe ndaj qytetarëve dhe biznesit;
  3. Nëpërputhje me nenet 11, 27, 38 dhe 49 të Kushtetutës,si dhe neneve 19, 22 dhe 41 tëLigjit nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”, tëgarantojë kompesimet sociale të qytetareve për këtë situatë, si dhe një paketë me lehtësiratdhe mbështetjen ndajbiznesit.
  4. Të garantojë qytetarëtse,pagesat për të semurët, për të karantinuarit, tatimet për bizneset, siguracionet, kreditë bankare, etj,do tëkompesohen dhe mbulohen nga buxheti i shtetit.

PD nuk po i kërkon të “shpik rrotën”! Thjeshtë atë qëpo bëjnë qeveritë e vendeve demokratike, si, USA, Kanada, Kroaci, Slloveni, Greqi, Itali, Gjermani, etj, të cilët/atnjëzëri kanë konfirmuar se: “shëndeti dhe jeta eqytetarëve është mbi gjithçka dhe nuk do të kursehet asnjë kosto”.

Së fundmi,e sigurt se nga kryetari Basha, grupi i monitorimit strategjik dhe ekpertëve, etj do vijojmë tëgjendemi pranë çdo shqiptari, me mbështetje të pakursyer dhe të pa kushtëzuar,nëpërballjen me këtë rrezik të përbashkët, si dhe për ti mbrojtur interesat e qytetarëve nga arroganca, arbitrariteti, papërgjegshmëria & cinizmii qevesisë.

Nga ana tjetër, urojmë përzemërsisht, lutemi dhe besojmëfortë se vetëm të bashkuar por,me përkujdesje sociale dhe shëndetësore të shtuar dotë mundemi t`ia dalim,të fitojmë betejën meCovid-19, si dhe do t`i bashkohemi përpjekjeve të botës së qytetëruar deri në fitoren e luftës me këtë pandemi, që është shfaqur si një kërcënim jetik për mbarë njerëzimin!

*Gjeneral ®Piro Ahmetaj,

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...