Vasili: "Kryeministër, pusho helmin tragjik dhe bëj detyrën në heshtje... në e bëfsh dot!"

Premte, 20 Mars 2020 16:04

Nga Petrit Vasili

Kryeminister boll,boll,boll bere Kasandren, shqiptaret nuk do te jene kurre viktimat e frikes tende!

Mesazhe te zeza dhe nje Kasander e lige e injorante ky eshte kryeministri i Shqiperise ne keto dite te veshtira.

I mberthyer ne gryke nga frikera te tmerrshme fizike dhe politike, si dhe nga nje paaftesi e plote qe te qeverise situaten, kryeministri po infekton opinionin me pesimizem, fatalitet dhe tragjizem helmues.

Detyra e tij eshte te drejtoje, te zgjidhe problemet dhe plotesoje nevojat qe perballimi i situates kerkon.

Shkenca jep te tjere mesazhe, qe lidhen me kujdesin shume te forte,respektimin e rregullave, por edhe me optimizmin se beteja me corona virusin do te fitohet patjeter dhe ditet e mira nuk jane larg.

Zhvillimet ne Kine dhe Kore jane deshmi solide se pesimizmi nuk duhet te na kaploje dhe se ecuria e pandemise ka fillim zhvillim dhe fund.

Keto zhvillime jane shembulli dhe detyra se ç'duhet te bejne qytetaret, por shume dhe akoma me shume se ç'duhet te beje qeveria.

Boll kryeminister prodhove makabritete per te qetesuar e shfajsuar veten.

Si profesionist po te drejtohem publikisht dhe po te them pusho dhe leri te qete shqiptaret qe te degjojne profesionistet e mjeksise dhe se bashku me ta te fitojne kete beteje.

Ti qendrove ne bisht te situates, nuk veprove ne kohen kur duhej te veproje, por u more me propagande.

Koha te ndeshkoi.

Tani pusho dhe bej detyren ne heshtje, ne e bëfsh dot.

Login to post comments