Dy qëndrime, dy botë! Njëri i zyrës, tjetri i bodrumit

Diel, 22 Mars 2020 22:01

Nga Sali Berisha

Edvin Kristaq Paniku alias Sulltan Salep Surreli nga vrima e miut ku është futur mbjellë panik dhe fabrikon Fake News!

Kurse:

 
 

Presidenti Donald Trump me përgjegjësinë e shtetarit kryesor të zgjedhur me votën e lirë, informon në prani të gazetareve direkt nga Shtëpia e Bardhe nga një deri në tre herë çdo dite kombin amerikan për ecurinë e epidemisë të Covid 19 dhe masat që ka marrë ai dhe qeveria e tij kundër saj!

 

Ai nuk bën monolog, por merr pyetje nga gazetarët në sallë dhe kthen përgjigje!

Një jave më parë rastisi që ai kishte të ftuar në drekë Presidentin e një vendi partner, i cili rezultoi se ishte Covid-19 pozitiv.

Presidenti Donald Trump bëri testin dhe i informoi amerikanët se ai kishte bërë testin e Covid-19 dhe përsëri pasi erdhi rezultati i informoi ata se testi i doli negativ.

Të njëjtën gjë bëri dhe njoftoi dy ditët e fund zv Presidenti Pence dhe bashkëshortja, të cilët njoftuan se testi u doli negativ.

Kurse kancelarja Angjela Merkel ka zgjedhur të dalë para gjermanëve duke blerë ushqime në një supermarket sepse ajo në vend të panikut, terrorit psikologjik ka zgjedhur strategjinë e antipanikut për të ndihmuar gjermanët dhe jo Covidin në luftën kundër epidemisë.

Miq, në kontrast absolut me këto qëndrime Edvin Kristaq Paniku alias Sulltan Salep Surreli i narkoshtetit shqiptar ka zgjedhur:

-Ngujimin në Sarajet e Surrelit de fakto në vrimën e miut

-Mashtrimin e qytetarëve sikur flet nga zyra tij duke shpërndarë video të rregjistruara në mjediset e Sarajeve të Surrelit, të cilat mediat i servirnin sikur ishin bërë në zyrat e Kryeministrisë.

-Urdhëron blusho-gazetarët të raportojnë duke u mbështetur tek muri i kryeministrisë gjasme Edvin Kristaq Paniku alias Sulltan Salep Surreli ka dalë nga vrima e miut dhe ka ardhur në zyrë.

-Për të mbjellë panik, frikë dhe tmerr tek qytetarët nxjerrë mjete të blinduara e të armatosura deri në dhëmbë të ushtrisë duke shkelur kushtetutën dhe çdo ligj të vendit

-Ju dërdëllis fjalime nga vrima e miut kryesisht kunde opozitës, mediave dhe Sali Berishes, sikur po e detyrojnë ata dhe jo prapanica e tij për t'u ngujuar si asnjë homolog i tij në botë

-Për të mbjellë panik, frikë dhe terror tek qytetarët shqiptar me Facebookun e tij shndërrohet në gjenerator të Fake News.

-Ai poston në FB e tij skena dramatike të sëmurësh në agoni dhe shkakton skandal diplomatik nderkombetar me një vend kryesor të BE që rroku dhe mediat botërore duke ju shitur shqiptarëve skena dhune dhe terrori fizik të policisë së diktatorit Buteflika të Algjerisë sikur jane akte dhune të policisë spanjolle ndaj personave që nuk kanë zbatuar rregullat e kufizimit të levizjeve për shkak të epidemisë.

Miq, çdo njeri ka të drejtë dhe detyrë parësore që të mbrohet nga koronavirusi por janë sot qindra dhe mijra shqiptar që për shkak të detyrës dalin në zyre apo në punën e tyre. Kurse Edvin Kristaq Paniku alias Sulltan Salep Surreli i zgjedhur me votën e blerë, ka zgjedhur vrimën e miut dhe duke mbjellë çdo orë dhe ditë panik, dhune e terror psikologjik si askush tjetër në botë tek qytetarët e vendit te tij, është bërë aleat i rrezikshëm i Covid-19

Ju ftoj të dashur miq të respektojmë çdo rregull të dobishëm për mbrojtjen e vetes tonë dhe njeri tjetrit nga infeksioni i Covid-19 dhe të hedhim poshtë me perçmim si çnjerezore, primitive terrorin që mbjell nga vrima e tij e miut në Sarajet e tij Edvin Kristaq Paniku alias Sulltan Salep Surreli.

Së fundi të dashur miq, moto e jonë është:
Jo panikut
Po rregullave dhe kujdesit për mbrojtjen tonë! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...