Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje qeverisë të shpallë Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore në të gjithë Shqipërinë.
“Të mos e vonojë detajimin e paketës ekonomike që ka shpallur dhe të bëjë gati një paketë tjetër, se ajo e pamjaftueshme. Ndaj thirrja ime është të ndërpritet çdo shpenzim tjetër dhe të gjitha paratë e taksapaguesve të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve.
Po ashtu, Basha i është drejtuar qytetarëve se e keqja do të kalojë dhe është në dorën tonë të themi se e bëmë atë që duhet dhe shpëtuam jetë.