Rama inskenon sikur po punon, nuk do e besoni ç’tha me sirena në sfond

Hënë, 23 Mars 2020 14:46

Kryeministri Edi Rama mezi u mbush me frymë kur nisi një tjetër tiradë ndaj opozitës dhe kritikëve, teksa këtë herë u shfaq nga zyra e tij.
Prej andej inskenoi një video sikur ishte duke punuar mbi disa dokumente.
Në kohën që homologun e tij italian e kanë bërë ‘copë’ me kritika vetëm pse bëri një komunikim live në Facebook, pa praninë e gazetarëve, Edi Rama vazhdoi gjuhën e terrorit, madje duke e vazhduar inskenimin edhe me zhurmën e sirenave në sfond.
“Ta shohin dhe ta qepin gojën ata që thonë dil nga shtëpia,” tha Rama, duke tentuar t’u mbushë mendjen njerëzve se ai qëndron në zyrë.
“Mirë gomari që na ngordhi, por duhet të merremi edhe me mizat. Unë në shtëpi mbyllem në fundjavë se nuk i përkas racës së keqe të atyre që thonë bëni siç them unë, mos bëni siç bëj unë Realisht është kulmi që edhe në këtë kohë kolere të vazhdojnë broçkulla,” tha Rama.
Në fund, para se të mbushej me frymë dhe të fliste për situatën, Rama tha diçka që do e bënte këdo që të qeshte.
“Nuk është as koha për dukje, nuk jam tipi i dukjeve të shtirura,” tha njeriu që e ka gjithçka falë dukjes, vetëm prej formës, asnjëherë falë përmbajtjes.
Madje e tha këtë, pasi kishte inskenuar gjithçka vetëm për... dukje.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...