Rama del nga bunkeri dhe terrorizon qytetarët: Të shmangim kërdinë

Hënë, 23 Mars 2020 14:34

Kryeministri Edi Rama braktisi bunkerin e tij në Surrel dhe doli në zyrë, për të folur prej andej në një gjendje të rënduar.
Kryeministri tha se po jep shembullin e tij me sjelljen që po bën, por ai ëshët krejt e kundërt e çdo kryeministri normal në botë.
Pavarësisht se çdo lider në botë po bën kujdes me gjuhën, Rama vazhdoi terrorin ndaj qytetarëve.
"Dihet që kjo mortje që ka pushtuar botën synon të moshuarit dhe më të dobëtit, por nuk përjashton as të rinjtë. Ju lutem, ju lutem, qendroni në shtëpitë tuaja, kur shkoni në pazar ose në bankë, rrini në radhë në vijë të drejtë, çfarë dreqin ka të vështirë kjo".
"Kaq e vështirë është që ta kuptoni se kjo i jep krahë armikut, shikoni çfarë ndodh në botë, në vendet më të zhvilluara, ku po mendohet që të shtohen vendet në varreza. Është qesharake ta humbasin këtë vetëm për mustaqet e Çelos, kush nuk e ka marrë vesh që virusi do të prekë shumicën prej nesh, e ka gabim.
Do humbasim njerëz, nuk e di se sa, askush nuk e di askund, por nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, dhe këtë e kemi në dorë ne, duke bërë durim. Mos rrini grumbull, por në distancën të paktën 1 metër pas kurrizit të njëri-tjetrit.Kush e ka menduar se kjo luftë do të kalojë pa humbje jete, e ka menduar gabim.
Duhet të dalim nga kjo luftë me kokën lart jo duke numër qindra e mijëra të vdekur, larg qoftë. Mos prekni fytyrën pa larë duart, mbajini në distancë të moshuarit t’i përqafoni fort ditën e çlirimit jo t’i qani me lot e mos t’i bëni dot varrimin. Ata që shkojnë në punë të rrinë distancë 1 metër, mos të prekin fytyrën pa i larë duart pasi kanë prekur gjëra të tjera," tha Rama.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...