Ish deputetja e PD: Qeveria të ndryshojë menjëherë strategji, të mos u mohojë testin të dyshuarve me COVID, përndryshe……

Hënë, 23 Mars 2020 14:23

Ish deputetja e PD Albana Vokshi kërkon nga Qeveria ndryshimin e strategjisë menjëherë pas shtimit të rasteve të të prekurve me koronavirus dhe numrit të viktimave në vendin tonë.
“E ndërsa qytetarët me hir apo pahir po zbatojnë rregullat, duke mbajtur #distancimin #social e duke u izoluar. Është Qeveria ajo që duhet të ndryshojë qasje sa nuk është tepër vonë”, shkruan Vokshi, teksa rendit dy kërkesat.
“1. Duke bërë transpatencë totale:
– TESTET: sa teste jane bëre dhe ku? Sa tampone janë ne gjendje? Sa duhen? A jane porositur?
– NR SHTETËRVE: Sa është numri i shtretërve me pajisjet përkatëse për trajtimin e personave me COVID-9? Sa shtretër nevojiten? Cilat janë mungesat?
– PAJISJE TESTIMI: Sa pajisje për testimin janë? Kur vihet në funksionim pajisja ne laboratorin e QSUT? Pse nuk porositen pajisje të tjera që nxjerrin përgjigjet në kohë reale (sic Qeveria e KOsovës ka porositur) në mënyrë që të decentralizohet bërja e analizave edhe në qarqe të mëdhaja?
2. Testimi i cdo të dyshuari, kontakteve, atyre me simptoma qofte edhe të lehta”.
REAGIMI I PLOTE
Ka kërkuar me forcë #OBSH dhe cdo ditë, përsërisin cdo ditë të gjithë ekspertët më të mirë ndërkombëtarë.
Vetëm evidentimi i të prekurve, testimi i të afermve të tyre, karantinimi dhe izolimi I tyre do të shkëpusë zinxhirin e përhapjes së virusit të tmerrshëm.
Mengjesi i sotëm ka nisur i #trishtë. Me viktima të tjera nga #COVID 19, në moshë krejt të re, vetëm 43 vjeç e pa sëmundje të tjera.
Duke shprehur Ngushëllime të sinqerta për familjaret e të afërmit e tyre, kjo duhet të jetë një thirrje për të bërë cmos të shpëtohen jetë të tjera.
E për këtë, gjithësecili duhet të bëjë punën e detyrën e tij.
E ndërsa qytetarët me hir apo pahir po zbatojnë rregullat, duke mbajtur #distancimin #social e duke u izoluar.

Është Qeveria ajo që duhet të ndryshojë qasje sa nuk është tepër vonë.
1. Duke bërë transpatencë totale:
– TESTET: sa teste jane bëre dhe ku? Sa tampone janë ne gjendje? Sa duhen? A jane porositur?
– NR SHTETËRVE: Sa është numri i shtretërve me pajisjet përkatëse për trajtimin e personave me COVID-9? Sa shtretër nevojiten? Cilat janë mungesat?
– PAJISJE TESTIMI: Sa pajisje për testimin janë? Kur vihet në funksionim pajisja ne laboratorin e QSUT? Pse nuk porositen pajisje të tjera që nxjerrin përgjigjet në kohë reale (sic Qeveria e KOsovës ka porositur) në mënyrë që të decentralizohet bërja e analizave edhe në qarqe të mëdhaja?
2. Testimi i cdo të dyshuari, kontakteve, atyre me simptoma qofte edhe të lehta.
Është urgjente, e #domodsoshme, #jetike, që Qeveria, të bëjë cdo gjë për të siguruar numrin e duhur të #testeve për të ndjekur cdo të dyshuar COVID19 e cdo kontakt të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...