Ministrat e Edi Ramës, viktimat e para 'VIP' të koronavirusit

Tuesday, 24 Mars 2020 14:14

Nëse ju kujtohet, sepse nuk kanë kaluar më shumë se 2 javë, Edi Rama, jo vetëm që nuk e kishte marrë seriozisht atë që po ndodhte në botë e veçanërisht në fqinjin tonë Itali me virusin COVID-19, por edhe sulmonte dhe tallte ata që sipas tij; po përhapnin panik duke kërkuar masa drastike.
Sot mburret se është i pari në botë që morri masa të forta shtetrrethimi, por harron që vetëm në 12 mars në një lidhje direkte me Blendi Fevziun (shih videon) deklaronte me `kompetencë` se mbyllja e kufijve me Italinë, nuk do ta ndalte rrugëtimin e koronavirusit drejt vendit tonë.
Nuk dëgjoi që të bënte as atë masë që ndërmorën vendet e tjera me Italinë, të cilat vërtet fillimisht nuk bllokuan udhëtimet ajrore apo tokësore me këtë vend, por vendosën karantinë 14 ditore për këdo që futej nga Italia. Kjo masë krijoi një frenim të madh të lëvizjeve dhe ata që udhëtonin nga Italia drejt këtyre vendeve, duhej që të mendoheshin mirë.
Kështu ndërkohë që në Itali virusi po shpërthente fuqishëm, në Shqipëri vazhdonin të hynin nga ajri, deti e në rrugë tokësore. mijëra e mijëra persona të cilëve nuk ju bëhej asnjë kontroll i specializuar dhe mbi të gjitha, nuk ju merrej historiku i jetës së tyre në ditët e koronavirusit.
Dhe ja ku jemi sot; të gjithë të prekurit që konsiderohen si vatrat fillestare të përhapjes së virusit në Shqipëri kanë një historik udhëtimi nga Italia në vendin tonë, pikërisht ato ditë kur kryeministri Edi Rama bënte si “i fortë” me virusin vdekjeprurës.
Pas kësaj, kur më në fund pranoi që të dëgjojë indiciet dhe të dhënat e mjekeve dhe specialistëve të shëndetit publik nxori parullën; `Frikë jo, Kujdes po`.
Prej disa ditësh ka hequr dorë edhe nga kjo parullë dhe del i përçartur, duke lëshuar fantazinë e tij me nota të theksuara makabre. Duke folur për kufoma të cilat do të bëhen kapicë, të vdekur për të cilët nuk do të ketë as vend për një varr e të tjera prognoza të zeza të cilat vërtet mund të bëjnë që popullata të mbyllet brenda, por nga ana tjetër përhapin edhe panik ekstrem, mungesë shprese dhe depresion të thellë.
E vetmja punë që ka bërë deri më tani është ajo e atij, që ju tregon `fëmijëve të prapë` Gogolin e tmerrshëm që po vjen ti hajë, si dhe atë që ka më shumë qejf; të Xhandarit me shkop gome në dorë!
Në orët e fundit të gjithë po ndërgjegjësohen, se ky kryeministër edhe këtë kohë flame që kërcënon të tashmen e të ardhmen e afërt jo vetëm fizike të shqiptarëve, po e shfrytëzon në mënyrë makabre për të treguar egocentrizmin e tij. Të gjithë po i bëjnë thirrje që të reflektojë, duke thirrur në skenën e vendimmarrjes mjekët, specialistët e Shëndetit Publik, ekonomistët, psikologët, opozitën, presidentin, parlamentin, Kushtetutën dhe të gjitha ministritë, me ministrat që i drejtojnë.
Por Edi Rama vazhdon që të vërtitet si një dron pa komandë, nga Surreli në zyrën e tij (ndonjëherë), nga njëri ekran te tjetri dhe nga Facebook-u sërish në shtëpinë-bunker, duke përsëritur të njëjtat mesazhe makabre. Flet ai, për numrin e gjobave, të të ndaluarve nga policia e ushtria, për orare shtetrrethimi e lejimi; për çerek paketën financiaro-ekonomike të cilën askush nuk po e `zbërthen` dot...Dhe gjithashtu, askush nuk e di se ku janë fshehur ministrat e tij.
Në këto kohë teje të jashtëzakonshme i gjithë shteti duhej të ishte në punë dhe jo vetëm policët dhe ushtria në rrugë.
Po ku janë ministrat e Edi Ramës në këto ditë që duhej të ishin më shumë se kurrë në krye të detyrës, sipas dikastereve që drejtojnë?!
Edi Rama/ Kryeministër dhe Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme (deleguar Gent Cakajt)
Si kryeministër na shfaqet vetëm si zëdhënës i masave shtrënguese, orareve të mbyllje-daljeve të qytetarëve, gjobave dhe burgosjeve; si dhe në rolin e `profetëve` të apokalipsit.
Si ministër i Jashtëm, ende nuk ka kryer një telefonatë me një ndonjë homolog të vendeve të mëdha të cilat mund të na ndihmojnë në këtë situatë pavarësisht nga problemet që kanë vetë. Të bëjë atë, që kanë bërë të gjithë homologët e tij në rajon. Mirë këtë që nuk e bën, por as presidentin dhe kryetarin e opozitës nuk `denjon` që t`i telefonojë, duke privatizuar kështu edhe vetë koronavirusin!
Por edhe i `deleguari` i tij Gent Cakaj nuk dihet se ku është futur, edhe pse për hir të së vërtetës ministria e Jashtme po bën përçapje për fatin e shqiptarëve të bllokuar nëpër botë, duke u drejtuar faktikisht nga zëvendësministrat dhe drejtorët.
Erion Braçe/ ZV. Kryeministër
Është zhdukur pa ardhur mirë epidemia e koronavirusit. Me `trimërinë dhe gangster-llëkun` që e karakterizon, do të bënte shumë punë këto ditë për të trembur Covid-19!
Olta Xhaçka/ Ministër i Mbrojtjes
Edhe Xhaçka nuk dihet se ku është `karantinuar`. Ndërkohë që ushtria ka dalë në terren me urdhër të Edi Ramës, një mesazh për familjarët e ushtrisë në terren nuk do të ishte ndonjë sakrificë e madhe. Gjithashtu Xhaçka është përgjegjëse për kapacitetet e `hosipitalzimit` të ushtrisë sonë në raste të agravimit të situatës, siç po bëjnë të gjitha forcat e armatosura në botë.
Sandër Lleshaj/ Ministër i Mbrojtjes
Ky është ndoshta ministri më tipik në historinë e shtetit shqiptarë, të cilin `Koha e COVID-19` e shndërroi në një limon të shtrydhur i cili nuk i duhet më askujt. Pasi u keqpërdor nga Edi Rama kundër opozitës dhe medias kritike pa mëshirë e vend e pa vend, sot kur dikasteri që `drejton` është bërë më kryesori prej Ramës; për fatin dhe vendndodhjen e tij kanë informacion vetëm familjarët.
Anila Denaj/ Ministër i Financave
Përpara kësaj gjendje të jashtëzakonshme ishte nga ministret më aktive, por sot duket qartë se edhe kjo nuk i hyn më në punë Edi Ramës. Situata e jashtëzakonshme, sot një shtyllat kryesore ka pikërisht ekonominë dhe financat e vendit. Demaj nuk dihet se ku është futur, kur të gjithë kërkojnë të dinë se çfarë do të ndodh me ekonominë, biznesin, dhe çerek paketën e kryeministrit.
Belinda Balluku/ Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Edhe kjo ministre duket se është futur në karantinë prej Edi Ramës, edhe pse është përgjegjëse për një dikaster teje të rëndësishëm që mbulon trafikun ajror dhe veçanërisht një nga shtyllat kryesore të ekonomisë sonë siç është energjetika, e cila sipas specialistëve rrezikon që të futet në kolaps shkatërrimtarë me afrimin e verës.
Besa Shahini/ Ministër i Arsimit dhe Sportit dhe Rinisë
U shfaq ditët e para për të urdhëruar heqjen e licensës për shkollën “Udha e Shkronjave”, e cila ishte një hap para qeverisë shqiptare për të mbrojtur nxënësit e saj nga epidemia që po trokiste në portat tona (në mos ishte brenda). Pastaj e pamë në disa deklarime, për mbylljen e shkollave dhe datat që shtyheshin. Aktualisht edhe Shahini nuk i hyn më në punë Edi Ramës; qoftë edhe sa për të shpërndarë mesazhe shprese për dhjetëra mijë nxënës dhe mësues në këto kohë të jashtëzakonshme.
Etilda Gjoni/ Ministër i Drejtësisë
Duket se karantinimi i pëlqente deri sot që e nxorri Rama në TV, për të shpjeguar një akt normativ si ai i fundit për të nxjerrë një pjesë të të burgosurve me sëmundje kronike në `burg shtëpiak`. Askush nuk e di sot se çfarë ndodh me `koronavirusin` apo rrezikun e tij në burgjet tona të mbipopulluara. Doli sot për herë të parë, por foli sërish pa transparencë për një vendim kaq delikat siç është ai për nxjerrjen e 600 të burgosurve jashtë. Pjesa më e rëndësishme e monologut ishte; lani duart....
Elva Margariti/ Ministër i Kulturës
Edhe kësaj ministrie, Edi Rama, i ka caktuar vetëm një detyrë; vetë-karantinim total.
Bledi Çuçi/ Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ky ministër po shfaqet më i `lezetshmi` në këto kohë, kur të gjithë po e kërkojnë. Në këtë fillim krize e cila sipas ekspertëve pritet që të jetë veçanërisht ushqimore, të gjithë po bëjnë thirrje që të kthehen sytë nga fermerët dhe fshati shqiptarë. Por Çuçi duket se ka zgjedhur, që këto kohë ti fusë një `mendje të lehtë` dhe ti kalojë duke `fjetur gjumë`, sepse shefi i di të gjitha.
Arben Ahmetaj/ Ministër për Rindërtimin
'Tigrit` është gjynah që t'i biesh në qafë. Ai po punon fortë në këto kohë të turbullta. Veçse në faqen e Këshillit të Ministrave i duhet rregulluar emërtimi i pozicionit; Ministër fuqiplotë i Rindërtimit dhe Koronavirusit!
Ogerta Manastirliu/ Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Fillimisht u duk sikur Edi Rama e kishte përzgjedhur që ta bënte `heroinë` të kësaj kohe. Por ditët e fundit kur mediat kanë thirrur mjekët që të flasin, dhe shqiptarët nisën që bëjnë krahasimin, Rama e zhduku në vetë-karantinim ministror, sepse të gjithë panë shkoqur mediokritetin e saj. Sa për Mbrojtjen Sociale që mbulon po dikasteri që duhej të drejtonte, paaftësia dhe rrumpalla kanë dalë sheshit!
Pandeli Majko/ Ministër për Diasporën
Majko nuk është se po bën ndonjë gjë që nuk e ka bërë, edhe përpara kësaj epidemie. Që kur është zgjedhur në këtë detyrë në auto-karantinë ka qenë. Por nëse do të dilte këto kohë që t`u jepte ndonjë mesazh miliona shqiptarëve që jetojnë nëpër botë dhe po përballen me këtë pandemi globale, nuk do të bënte keq sa për të na kujtuar, se është mirë dhe i paprekur.
Eduard Shalsi/ Ministër për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen
Ky është ministri që në këto kohë duhej të na mbinte në ekran për të sqaruar jo vetëm paketën e Ramës, por edhe për t`u dhënë përgjigje dhjetëra pikëpyetjeve ekzistenciale që ka sipërmarrja dhe veçanërisht biznesi i vogël që rrezikon falimentimin total. Por Shalsi si Shalsi, shfaqet vetëm kur ka projekte për të vjedhur `jo si ata që ishin më parë në pushtet`!
Elisa Spiropali/ Ministër për marrëdhënien me Parlamenti
Elisa që kur e gradoi Edi Ramën “Skënderbe` e ka kryer detyrën e saj, deri sa të jetë Rilindja në pushtet. Priti e priti Gramoz Ruçi `i shkretë` që Elisa të ndërlidhte me parlamentin vendimet antikushtetuese që po merr Rama këto ditë dhe doli vetë e na njoftoi, se të gjitha do të ligjërohen së shpejti nga Kuvendi!
@syri.net

 

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...