Berisha: Paralajmërimet e mia për koronavirusin, por asgjë nuk lëvizi

Tuesday, 24 Mars 2020 14:27

Përpara se koronavirusi të vinte në Shqipëri, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një status në rrjetet sociale, ku paralajmëronte se epidemia ishte te porta dhe duheshin marrë masa. Me qindra mesazhe dhe statuse ka publikuar nga ajo kohë e në vazhdim Berisha. E megjithatë, shteti shqiptar nuk lëvizi fare deri në momentin kur u konfirmua zyrtarisht pacienti i parë me koronavirus.
Në një intervistë për SYRI TV, Berisha thotë se e ka ndjekur këtë situatë epidemie që nga dhjetori i shkuar.
“Konstatoja me shumë keqardhje që në Shqipëri nuk lëvizte asgjë, ndërkohë që për çdo njeri duhet të ishte e qartë se ardhja e koronavirusit në Shqipëri nuk ishte mision i pamundur, por insistimi im ishte që të bëheshin përgatitjet më elementare për kufizimin nga ky virus.
Me kohë kam shtruar problemin e maskave për personelin mjekësor, të aparaturave, mungesën totale të karantinës.
Në 85 ditë të epidemisë, autoritetet shqiptare nuk karantinuan qoftë edhe një person të vetëm. Në 85 ditë bënë vetëm një test të COVID-19. Në 85 ditë të epidemisë nuk kufizuan asnjë lloj lëvizjeje. Kur Konte në Itali kufizoi provincat e veriut, Shqipëria nuk mori asnjë masë paçka se nga Italia hynin në ditë rreth 15 mijë vetë.
Më datë 25 shkuat kamë shkruar në një status ‘Koronavirusi ante portam’ dhe kam akuzuar se Rama dhe zëdhënësja e tij në shëndetësi kërkojnë me çdo kusht ta fusin epideminë në Shqipëri,” tha Berisha.
Ish-kryeministri tha se qeveria nuk bëri asnjë lëvizje, madje edhe karantinën thonin që po e mbajnë sekret. Po ashtu, Berisha iu referua edhe deklaratave të një zyrtareje të shëndetësisë, e cila tha se mezi e priste ardhjen e koronvirusit. Jo vetëm kaq, por qeveria mbylli një shkollë vetëm pse ajo dha alarmin për situatën.
Edhe me mbërritjen zyrtare të rasteve, Berisha tha se hetimet epidemiologjike kanë qenë qesharake.
“Epideminë e pritën me një sasi shumë të kufizuar të kiteve për testim, e pritën me një centralizim unik në botë; i vetmi vend në botë që e bëjmë testin e koronavirusit në një qendër në të gjithë Republikën, sepse edhe atë që mund ta bënim në QSUT, por Rama dhe zëdhënësja e tij me një akt megakorruptiv, ia dhanë me PPP një njeriu të tyre,” tha Berisha.

Modifikuar më Tuesday, 24 Mars 2020 14:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...