Nga 5 në 15 kushte/ Vasili: Për shkak të qeverisë, integrimi është sot më larg se asnjëherë

Tuesday, 24 Mars 2020 18:11

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook, reagon lidhur me vendimin e ministrave të Bashkimit Europian për ti hapur dritën jeshile çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vasili ve theksin te shtimi i kushteve për vendin tonë teksa kujton se në vitin 2016, kur u dha rekomandimi i parë, ishin vetëm 5 kushte, ndërsa tani plot 15.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

 

E filluam me vetem 5 kushte ne vitin 2016 kur u dha rekomandimi i pare per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE dhe tani jane 15 kushte.

Jo vetem nuk u realizua nga Qeveria asnje nga kushtet, por perkundrazi u shtuan edhe 10 te tjera.

Per shkak te Qeverise integrimi eshte sot me larg se asnje here.

Ja 15 Kushtet qe duhet te permbushe Shqiperia per te hapur Negociatat per Anetaresim ne Bashkimin Europian:

1. Ekzistenca e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në bazë të Kushtetuese.

2. Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSCE/ODHIR duke siguruar një financim transparent të partive politike dhe fushatës elektorale.

3. Plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë duke marrë parasysh ekspertizën ndërkombëtare përfshirë edhe aplikimin e mendimit të Komisionit të Venecias.

4. Shqipëria duhet të përforcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përfshirë edhe kooperimin me vendet anëtare të BE-së dhe përmes një plan veprimi të adresojë rekomandimet e task Forcës Financiare (FATF)”, thekson materiali i miratuar ditën e sotme.Ndërkohë që qeveria shqiptare do të ketë dhe 11 detyra të tjera shtëpie për të përmbushur.

Sipas materialit Shqipëria duhet të përmbushë:

1. Finalizimi i SPAK sipas formës kushtetuese.

2. Shqipëria duhet të ndërpresë menjëherë numrin e lartë të azilkërkuesve në BE dhe të sigurojë riatdhesimet.

3. Qeveria Shqiptare duhet të amendojë ligjin e mediave në linjën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Këshilli do të vërejë përmes grupeve të punës nëse Shqipëria ka ndërmarrë me sukses prioritetet si:

4. Nisja e procedurave kriminale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të akuzuar për vepra penale.

5. Nisjen e hetimeve ndaj atyre që kanë kryer blerjen e votave.

6. Duhet të kenë një vijimësi dhe vazhdimësi në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe procedimin dhe përfundimin e procedurave ndaj politikanëve të lartë dhe zyrtarëve të korruptuar.

7. Proces të prekshëm në reformën administrative.

8. Implementimit të reformës elektorale dhe gjithashtu një vendim përfundimtar dhe ligjor në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

9. Qeveria shqiptare duhet të angazhohet për të përmbushur kushtet e përcaktuara në vitin 2017 sa i takon minoriteteve etnike.

10. Adaptimin e një ligji për censusin e regjistrimit të popullsisë të kërkuar nga Athina në përputhje me rekomandimet e KE-së

11. Avancimin e procesit të regjistrimit të pronave për minoritarët. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...