Mocioni i mosbesimit/ 4 skenarët e mundshëm nëse rrëzohet qeveria e Albin Kurtit

E mërkurë, 25 Mars 2020 08:57

Cfare do te ndodhe sot ne Kuvendin e Kosoves me mocionin per mosbesin ndaj qeverise se Albin Kurtit?

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka analizuar cfare ndodh nëse kalon mocioni i LDK-së kundër Qeverisë Kurti.

Hasani ka theksuar se nëse rrëzohet Qeveria, presidenti ia kërkon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti që ka dalë e para në zgjedhje, emrin e kandidatit për kryeministër brenda 15 ditësh.

Nëse VV nuk e ka kandidatin tjetër, atëherë brenda 10 ditësh presidenti duhet ta gjejë një kandidat të tretë.

Sipas tij, kandidati i tretë mund të caktohet në bashkëpunim me partitë, dhe ai kandidat i cili i ka edhe votat në Kuvend.

Nëse dështon edhe kandidati tjetër, sipas Hasanit vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, për shkuarjen në zgjedhje duhet të ketë edhe vullnet të partive politike.

Në një intervistë në RTV 21, ai ka theksur se opsion do të ishte edhe një qeveri teknike, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ai ka dalë kundër idesë për shkëmbimin e territoreve, derisa ka kërkuar transparencë në këtë proces.

Sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit ku do të diskutohet dhe votohet mocioni i inicuar nga LDK për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Login to post comments