Sot do zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të diskutuar për hapat e mëtejshëm për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19.
Duke marrë parasysh situatën e pandemisë, e cila imponon distancimin social, mbledhja pritet të zhvillohet online dhe jo në tryezën e zakonshme të Presidencës.
Burimet bëjnë me dije se Presidenti Meta kishte propozuar që mbledhja të zhvillohej në Pallatin e Brigadave ku do të respektohej edhe distanca midis të ftuarve.
Por, pas diskutimeve është vendosur te behet online.
Pjesëmarrjen në këtë mbledhje e konfirmoi sot edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.
Në mbledhje do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...
Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...