Ambasadori Soreca sqaron: "“50 mln eurot për COVID-19 janë grante, jo kredi”. Paratë që janë dhënë për rindërtimin nuk do të preken...

E Enjte, 26 Mars 2020 16:59

Nuk janë kredi, por është grant që i jepet Shqipërisë”, Këhtu ka deklaruar ambasadori i BE-së, Luiggi Soreca teksa i ka kthyer përgjigje disa prej pyetjeve të gazetarëve.

Gjithashtu Soreca ka sqaruar se 50 milion euro që janë dhënë nga BE për koronavirusin në Shqipëri nuk do të ndikojnë fare tek miliona eurot që u dhanë vendet anëtare për proicesin e rindërtimit.

Gjithashtu Soreca theksoi se për të qenë sa më transparentë me procesin e rindërtimit, ata, pra BE po shikon nga afër se si përdoren këto fonde.

“Nuk do të ndikojë për faktin që vetë vendet e BE-së po kalojnë të njëjtën situatë. Të gjitha miliona eurot që janë premtuar në formë granti do të jepen ashtu siç janë premtuar.

50 milionëshi është tjetër dhe ato që u premtuan në konferencë janë tjetër.

Ne jemi pjesë e Komisionit Shetëror për Rindërtimin, por kemi qasje të plotë në dokumentacione, që tregojnë si do zbatohen këto fonde dhe do ta ndjekim këtë çështje edhe në muajt në vijim”, u shpreh Soreca.

Më tej ambasadori i BE-së tregoi edhe se si e bën punën tashmë pas shpërthimit të koronavirusit.

Soreca thekson se ai punon nga zyra bahskë me një pjesë të stafit më thelbësor, ndërsa pjesa tjetër e stafit punon nga shtëpia.

Personeli nuk vjen në zyrë. Kemi vetëm personelin më thelbësor, të tjerët punojnë nga shtëpia.

Ne po jetojmë në këtë kohë krize si të gjithë shqiptarët e tjerë duke marrë parasysh të gjitha përgjegjësitë që kemi”, deklaroi Soreca.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...