“Nuk na duhen auto-ambulanca”- Petrit Vasili: Këto janë tre masat që që i përgjigjen pandemisë

E Enjte, 26 Mars 2020 17:23

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kërkon nga qeveria që të zgjerojë bazën e mjekëve që janë në vijën e parë për të përballuar situatën nga koronavirusi.

Sipas tij, mjekët e përgjithshëm dhe të familjes duhet të trajnohen që të përballojnë fluksin e të prekurve pa shkuar në spital.

Ai gjithashtu nënvizon që duhet të kryhen testime të gjera, ndërsa shpreh shqetësimin për mungesën e informacionit për stokun e barnave apo dhe mënyrat e reja të protokolleve të mjekimit në mënyrë të veçantë me anti- malarje.

Reagimi i plotë i Vasilit:

“Të nderuar miq,

Rastet në Shqipëri siç i keni parë qartazi po shtohetn. Përkudnrejt kësaj, në Italinë fqinje e cila është dhe vatra e epidemisë ka një përmirësim të qartë që është konfirmuar dhe nga OBSH.

Sot e cil njëkohësisht ka lavdëruar Italinë për masat dhe gjithë përpjekjet për të vendosur situatën në kontrll.

Por Shqipëria ku ndodhet?

Në emër të ndëgjegjes profesionale po rikthehem dhe po nënvizoj momentet kyç të padiskutueshëm dhe të detyrueshëm të hapave që qeveria duhet të marra.

E para, ashtu siç dhe OBSH e thotë duhet një zgjerim shumë imadh i bazës së profesionistëve. Përkthyer shqip, gjithë mjekët dhe personeli I shëndetit parësor, mjekë të përgjithshëm, mjekë të familjes duhet të trajnohen që të jenë ata në vijën e parë të frontit të përballimit të pandemisë dhe për të selektivizuar rastet e dyshimta dhe për të eleminuar dyndjen e spitaleve me raste që nuk kanë nevojë për ndihmë spitalore.

Së dyti, kryesore mbi të gjitha, kërkohet testim. Zgjerimi i bazës së testimit. Nuk ka asnjë informacion se çfarë sasie testimesh apo tamponesh ka shëndetësia shqiptare. Kur mund të vijnë mijërat e tamponeve që mungojnë. Dhe të tjera përgjigje që vijnë pikërisht me këtë veprim i cili mundëson pasjes e situatës në dorë dhe ndërhyrjen në të gjitha vatrat dhe shuarjen e tyre.

Së treti, nuk ka informaciomn për stokun e barnave apo dhe mënyrat e reja të protokolleve të mjekimit në mënyrë të veçantë me anti- malari. Që kanë dhënë sukses në SHBA dhe në Europë dhe që njëherë duhet të futen në përdorim në Shqipëri duke përdorur protokolle aktive për të ndaluar ecjen përpara dhe rëndimin e rasteve.

Duhet të shprehet qartë gjendja e gatishmërisë me ventilatorët mekanikë, pra me të sëmurët që kanë nevojë për ta.

Këto janë masat që i përgjigjen pandemisë. Unë nuk kam kuptuar dhe nuk mund të kuptoj dot se në vend që t’u kthej përgjigje këtyre pyetjeve, kryeministri prezanton sesi disa autoambulanca nga Turqia ndërkohë që na duhen testime dhe trajnime.

Dhe ndërkohë që bën shëtitje me një ministre Shëndetësie dhe një të Rindërtimit që s’kanë hiç të bëjnë me çështjet e pandemisë.

I kërkoj kryeministrit të organizoj Komitetin Shkencor Teknik me specialistë nga të gjitha fushat ku të gjithë janë të gatshëm të kontribuojnë. Siç po bëjnë homologët. Shëtitjet vetmitare, improvizimet në vend të veprimeve profesionale janë dëmi më I madh ndaj epidemisë. Ndal shfaqjet. Duhen vetëm veprime të shënjestruara profesionale. Shfaqejet le t’i shtyjë për një ditë tjetër. Ne vazhdojmë mbështesim me propozime. Edhe po nuk pati dëshirë të dëgjojë prej ndërgjegjes qytetare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...