Meta: Lufta kundër COVID 19 kërkon unitet, vlerësoj masat e qeverisë

E Enjte, 26 Mars 2020 17:49

Presidenti Meta në një intervistë për Nova Media, duke vlerësuar masat e marra nga qeveria për COVID-19, thekson se kjo luftë në këtë moment kërkon unitet.
'Vlerësoj se po bëhet më e mira për përballimin e kësaj pandemie dhe aktualisht është një situatë nën kontroll dhe do mund të mbahet nën kontroll në rast se çdo qytetar do tregojë përgjegjësinë që kërkohet. Nuk kemi asnjë arsye për të patur panik, as në drejtim të trajtimit të të prekurve, apo qoftë edhe të furnizimit të vendit për mallrat më jetikë. Natyrisht është e domosdoshme një organizim më efikas për të frenuar në maksimum përhapjen e mëtejshme të kësaj pandemie. Kemi patur një kufizim të disa lirive të të drejtave themelore të qytetarëve por këto masa janë marrë me qëllim për të mbrojtur shëndetin e tyre.
Virusi është rrezik dhe një kërcënim për të gjithë, ndaj të gjithë duhet të jemi të unifikuar në luftën kundër tij.'-tha Meta.

Modifikuar më E Enjte, 26 Mars 2020 18:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...