Rama: Me Metën po bëjmë planin si të rikthejmë shqiptarët në atdhe

E Enjte, 26 Mars 2020 20:57

Kryeministri Edi Rama, përmes një video live, njoftoi se në bashkëpunim edhe me Presidentin Ilir Meta po përgatitet rikthimi në atdhe i të gjithë shqiptarëve që kjo situatë lufte i ka gjetur jashtë.

“Dje me Presidentin në Këshillin e Sigurisë e kemi ndarë këtë shqetësim, edhe zyra e presidentit është e përfshirë në një bashkëpunim intesiv me ministrinë e Jashtme dhe Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrin e shtetit për Rindërtimin që mbulon edhe koordinimin e kësaj përpjekje. Aktualisht janë të identifikuar dhe listuar si rezultat i ankesës dhe kërkesës së tyre 1379 persona dhe janë 2163 të raportuar. Tani kush dëgjon dhe ndjek këtë komunikim të sigurohet që të identifikohet përmes kanalit të urgjencës që kemi këtu në këtë platformë dhe në ministrinë e Jashtme dhe ambasadat dhe mos u ankoni për ambasadat se nuk ngrenë telefonin, se janë gjithë kohës me këtë punë. Përdorni këtë kanal urgjence. Ka një numër të konsiderueshëm të atyre 7431 që ishin para pak, që janë shqetësimet që vijnë nga ata që janë matanë kufijve pa dëshirën e tyre. Më i madh numri ndodhet në Itali, kemi pasur një situatë pak të veçantë, se ka kusht për të bërë testime për të nxjerrë jashtë të huajt, por në fund është kapërcyer, jemi gati të përgatisim tërheqjen e tyre në Itali, Kroacinë 341 persona, që mund të vijnë në rrugë automobilistike. Nuk është Kroacia mbrapa diellit, po ashtu, Zvicra, Spanja dhe Greqia. Nga Spanja kemi tërhequr 52, 114 nga Gjermania, 110 nga Rumania, 45 nga Bullgari, 22 nga Franca, 33 nga Emiratet e Bashkuara”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...