SHBA: Nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Premte, 27 Mars 2020 08:17

Nuk ekziston ndonjë plan sekret për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë, siç “kanë spekuluar disa”, është thënë në një deklaratë të përbashkët të të dërgurit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett dhe të dërguarit të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, njofton Radio Evropa e Lirë.

Ata u kanë thënë liderëve të Kosovës që këto kohë të paqarta të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të ndjekin sundimin e ligjit.

“I dërguari presidencial, Richard Grenell nuk ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Fokusi i Qeverisë amerikane në të mbështeturit e marrëveshjeve të fundit për të rikthyer linjat ajrore, rrugore dhe hekurudhore në mes të Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë momentum të ri ekonomik”.

Sipas zyrtarëve amerikanë, “ky momentum do të krijojë enegji të re në procesin e dialogut dhe do të mund të çonte në njohje të dyanshme”.

Ata po ashtu u kanë bërë thirrje liderëve të Kosovës që të heqin plotësisht tarifën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

“Ne besojmë se tarifat janë duke dëmtuar popullin e Kosovës, duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër sëmundjes Covid-19 -duke përfshirë vonesat që po krijohen për hyrje në Kosovë të pajisjeve që duhen- si dhe janë duke penguar rritjen ekonomike.

Megjithatë zyrtarët amerikanë kanë thënë se janë “ të përkushtuar që të punojmë se secilën qeveri që formohet përmes procesit kushtetues”, është thënë në deklaratë.

Pak pas publikimit të letrës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar zyrtarët amerikanë për deklaratën e bërë.

“Neve na duhet ta shfrytëzojmë momentumin dhe mbështetjen amerikane për të rinisur dialogun dhe për të arritur marrëveshjen finale me njohje të përbashkët dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”.

Sipas presidentit Thaçi “lajmet e rreme dhe spekulimet përbëjnë kërcënim të përhershëm ndaj këtij qëllimi”.

Kjo deklaratë e zyrtarëve të SHBA-së vjen një ditë pasi Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti, përmes një mocioni të mobesimit të nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Përgjatë seancës, kryeministri në detyrë i Kosovës Kurti tha se ky mocion i mosbesimit ka ardhur për për shkak të pazareve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për shkëmbim territorial me Serbinë.

“Jam i bindur që ka marrëveshje praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti në takim që ishim”, ka thënë Kurti.

“Ky mocion mosbesimi synon ta lë popullin pa qeveri, atë qeveri që ata e kanë votuar. Për bindjen time të fuqishme motori për të shkakruar qeverinë nuk ka të bëjë as shkarkimin e ministrit Veliu e as me tërheqjen e trupave amerikane, por ka të bëjë asgjë më pak me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territorial midis Kosovës dhe Serbisë, ky është motorri që po e shkakton këtë nxitim në Kosovë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ‘ky pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë’.

“Motori i kësaj është si të largohet kjo qeveri në mënyrë që t’i hapet shpalljes së gjendjes së jashtzakonshme dhe pazarit të gatshëm për shkëmbim territorial”, ka deklaruar mes tjerash ai.

Qeveria e Kosovës është rrëzuar me 82 vota për 32 kundër dhe një abstenim.

Një ditë para mbajtjes së mocionit, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett pati thënë përmes një postimi në Twtter se “është i kënaqur” për zhvillimin e këtij procesi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...