Nga sot ‘shtetrrethimi’ u forcua, Rama shpjegon pse: Prilli do jetë ‘prova e zjarrit’, dy javët e para…

Hënë, 30 Mars 2020 16:02

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot se forcimi i masave nga sot është bërë për shkak se dy javët e para të muajit prill do të jenë “prova e zjarrit” siç e quajti ai.

“Vecanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër, duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse”, tha Rama.

Sot ne u futëm në regjim të përshkallëzuar të karantinës përse u ndërmor ky veprim?

Rama: Se është e domosdoshme të mbrohemi shumë fort e të forcojmë vijën mbrojtëse ndërkohë që prilli do jetë prova e zjarrit, vecanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër, duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse e si mund të fillojmë të mendojmë për hapje të ngadaltë e shumë graduale, por në këtë fazë është momenti për të forcuar vijën mbrojtëse e për të jetuar ditën, cdo ditë është ditë e re e luftë duhet bërë sikur të ishte dita e parë, se nuk jemi në një luftë që historia na ka treguar si ndodh.

Kryeministri Edi Rama thotë se sipas skenarëve është pritur që rastet të shtohen në vendin tonë, por nënvizoi se deri tani jemi për të mos u marrë mësysh”.

“Kemi më pak raste te shtuara se sa ato që kemi parashikuar në skenarin tonë të mirë, që do të thotë se masat po japin efekt”, tha ai.

Shefi i qeverisë nënvizoi se s’duhet të gëzohemi përpara kohe e as të lëshojmë asnjë centimetër nga vija mbrojtëse “se sic e tregon historia e pandemive, por edhe eksperienca konkrete cdo lëshim i vijës së mbrojtjes mund të pasohet me goditje”.

Po shkojmë drejt përmirësimit apo presim përkeqësim të situatës epidemike?

Rama: Këto janë pyetje shumë legjitime që i bën gjithkush, i bëj dhe unë gjatë gjithë kohës por askush se ka përgjigjen, jo këtu por në asnjë vend.

Ne duam të besojmë se duke u nisur nga të dhënat e terrenit të luftës e krahasuar me shumë vende të tjera, mbi bazën e të njëjtave parametra, jemi duke bërë gjënë e duhur dhe mund të them se po ecim në drejtimin e duhur.

Ne kemi pritur që rastet të shtohen, e kemi thënë dhe përsëri për të mos marrë mësysh kemi më pak raste te shtuara se sa ato që kemi parashikuar në skenarin tonë të mirë, që do të thotë se masat po japin efekt dhe nga ana tjetër s’duhet të gëzohemi përpara kohe e as të lëshojmë asnjë cm nga vija mbrojtëse se sic e tregon historia e pandemive, por edhe eksperienca konkrete cdo lëshim i vijës së mbrojtjes mund të pasohet me goditje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...