PD akuza Ramës: I dha pa garë tenderin 1.5 milionë euro kompanisë maqedonase. Pse hesht për vjedhjen?

Tuesday, 31 Mars 2020 16:07

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka dhënë pa garë tenderin 1.5 milionë euro për furnizimin me ushqime të Rezervave të Shtetit.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha në një deklaratë për media se “Pas 24 orësh nga shpallja e tenderit, kemi një fitues pa garë dhe oferta e vetme, nga 35.099 kompani në Shqipëri, fiton kompania filial nga Maqedonia “Eurovia” shpk”

• Tenderi 1.5 milionë euro për furnizimin me ushqime të Rezervave të Shtetit u bë pa garë.

• Nga 35 099 kompani shqiptare ai iu dha kompanisë filal nga Maqedonia, Eurovia.
• Pak ditë para shpalljes së tenderit pa garë, kompania shtoi si objekt tregtimin e ushqimeve. Qeveria hesht për vjedhjen.

DEKLARATË NGA PARTIA DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Alo Edi, Alo Xhaçka, telefoni ynë nuk ra.

Ju heshtët,

Nuk keni sesi të pergjigjeni, sepse ju doni të vidhni shqiptarët edhe në dite të zeza e krize, si sot.

Në Shqipëri ka 35.099 kompani, të cilat merren me tregtimin e mallrave ushqimorë, por Edi Rama dhe Olta Xhaçka, pritën 1 muaj që kompania që ata kanë zgjedhur për të ndarë paratë, të ndryshonte objektin.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nën drejtimin e Edi Ramës, ka zhvilluar më datë 25 Mars 2020 një tender urgjent për “blerje paketa ndihme për familjet në nevojë dhe materiale mbrojtëse në mbështetje të personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID – 19”, me vlerë rreth 1.5 milion Euro.

Pas 24 orësh nga shpallja e tenderit, kemi një fitues pa garë dhe oferta e vetme, nga 35.099 kompani në Shqipëri, fiton kompania filial nga Maqedonia “Eurovia” shpk.

Kriteri i vetëm i vendosur nga Ministria për kompaninë fituese ishin kontratat për ekzekutimin e furnizimeve të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit, në një vlerë jo më të ulët se 40% e vlerës së përllogaritur të tenderit.

Alo Edi, Alo Xhaçka?

1. Kompania që keni vendosur të ndani plot 1.5 milion euro, a e ka eksperiencën e nevojshme në fushën e tregtimit të ushqimeve?
2. Sa muaj apo vite eksperiencë ka?
3. Si e gjetët këtë kompani për t’i dërguar ftesë për ofertë për blerjen e ushqimeve pa garë dhe pa shpallje publike?

Te dashur shqiptarë, ju që po prisni ndihmat në shtepitë tuaja, ju të moshuar që nuk mund të levizni dot as me dhe as pa leje, të presim pak se mos na marrin në telefon për të na sqaruar se çfarë po bëhet me 1,5 milion eurot e ushqimeve tuaja.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...