VIDEO/ Fermeri derdh kamionin me kastraveca në kanal, Berisha: Braktisje e plotë nga narkoshteti

E mërkurë, 01 Prill 2020 16:37

Pamje tronditëse vijnë nga fermerët shqiptarë të cilët të shkatërruar nga masat drastike dhe neglizhenca e qeverisë ndaj tyre, kanë filluar të hedhin nëpër kanale prodhimin stinor. Si në këtë video të publikuar nga ish-kryeministri Berisha, ku një kamion i mbushur me kastraveca derdhet në kanal.

'Goditje shume e rende e fermerve tane!
Braktisje e plote e tyre nga narkoshteti!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e fermerit dixhital. sb

Nuk ua ble njeri as me 10 lekë kilogramin.
Një nga sektorët e goditur si pasojë e koronavirusit dhe masave shtrënguese nga ana e qeverisë janë dhe fermerët, të cilët nuk kanë mundësi që të shesin produktet e tyre.

Ervin Resuli ka publikuar sot një kamion plot me kastravec i cili është hedhur në koshin e plehrave, pasi nuk e ble më askush.
Fermerët sipas tij e kanë shitur kastravecin me 10 lekë të vjetra kilogramin, ndërkohë që kostoja e tyre është 35 lekë për kg.

Videoja e mëposhtme i përket fermerëve të Samaticës në Berat, të cilët edhe më herët kanë ngritur shqetësimet e tyre në redaksinë e Faxëeb.al.
Postimi i Resulit:

Cmimi i kastravecit zbriti deri në 10 lëkë/kg e tashmë as po ua marin fare ! Ky kamion mban përsiper bukën e shumë familjeve të cilat humbën që mbollën e nuk do ken mundësin të mbjellin përsëri !
Bllokimi i shoferve ,bllokimi total i situatës nga COVID-19, bllokimi i lëvizjeve të brendshme të fermerve, frika nga infektimin me COVID-19 e gjitha kjo sjell një pasiguri ,frikë e dëme të pa rikuperueshme ekonomike.

Sot Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria duhet të lën show-n dhe propaganden por t’ju japin dorën këtyre fermerve që në një situatë të mbylljes se kufijve këta do të na mbanin me bukë në plot kuptimin e fjalës ! Unë jam me fermerët !!!
NO FARMER, NO FOOD !!!

 
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...