COVID-19/ Rama nuk heq dorë nga kërcënimet e qytetarëve, deri në heqje lirie...

Premte, 03 Prill 2020 17:44

Kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë vendi ynë është futur në zonën e zjarrit, për shkak të situatës me pandeminë globale të COVID-19, ku deri më tani janë regjistruar 17 viktima.

Në një dalje live për qytetarët, kreu i qeverisë tha se çka nuk të vret, të forcon.

“Dua t’ju them diçka që është e rëndësishme dhe duhet të ta çmojmë dhe ta mbajmë si kryefjalë të çdo ditë, që do të thotë se eshte motivimi i të gjitha energjive për të fituar luftën. Dhe ne jemi futur në zonë e zjarrit. Ekonomia bie, por ekonomia ngrihet. Por të vdekurit nuk ringjallen. Qëllimi dhe misioni ynë, i të gjithëve bashkë si individë, familjarë, si shqiptarë; është të mbrojmë këdo që kemi përreth dhe shoqerine. Jeta nuk ka çmim. Hallet janë për njeriun dhe çka nuk të vret, të forcon. Unë po ju them se gjithsecili prej jush mund të gjeje tek vetja, ose të një i afërm, provën se çka nuk të vret, të forcon. Nëse ky armik nuk do të na vrasë, do të na forcojë. Qëllimi ynë është që të dalim të aftë. Atyre që janë më në hall, duhet t’u qëndroj sa më pranë, që të dalin më të fortë nga ky hall. Sot kemi pasur 27 persona të infektuar. Jemi në një moment kritik të luftës. Duke vënë re që për shkak të ecurisë pozitive të gjithë kësaj përpjekje, shumëkush ka filluar të mendojë më shumë sec duhet për të nesërmen dhe të harrojë çka është prioritetare, mbrojtja e jetës. Duke ju ndjekur në mënyrë të vazhdueshme, kam vënë re që shumëkush ka filluar të kërkojë gjëra që është ende herët për të kërkuar. Ka filluar të qahet për masat shtrënguese dhe të flasë më shumë se ç’i takon ditës për çka vjen nesër. E nesërmja është shqetësimi ynë i përbashkët.”, tha Rama.

Rama: Bazuar mbi këtë ecuri pozitive kemi mundësi të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa, shkallë shkallë, për të lehtësuar psikologjikisht jetën tuaj, por nuk kemi në asnjë mënyrë të drejtë dhe kemi detyrimin të mos hedhim hapa të nxituar.

Ndërkohë dua tu them se nëse do të zgjedhim të fillojmë me disa lehtësime patjetër që duhet të bëjmë edhe disa shtrëngime, se do jemi më të rrezikuar nga ata që nuk duan të dëgjojnë e të kuptojnë që shfaqen aty këtu duke kërcënuar të kthehen në bomba.

Ajo që po konsiderojmë është që duke lehtësuar fjala vjen fashën orare apo lëvizjen me automjet për punë të të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet e që nuk e kanë të mundur të lëvizin të gjithë me automjetin e tyre privat duhet të rrisim sanksionet për ata që do e shkelin hapësirën e kufizuar të lirisë, e duhet të shkojmë ndoshta deri në heqje lirie për dikë që merr një automjet për të shkuar në punë dhe e përdor mjetin e tij për të transportuar edhe të tjerë

Kjo është tani në diskutim në shtabin tonë, pas kësaj do kem një diskutim të gjerë e të gjatë”.

Modifikuar më Premte, 03 Prill 2020 17:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...