“Ka ende shumë të panjohura”- OBSH paralajmëron se po vdesin edhe të rinjtë nga koronavirusi. FMN: Ora më e errët e njerëzimit edhe për…

Saturday, 04 Prill 2020 16:55
 
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ndezi alarmin mbi vdekjen dhe sëmundjen rëndë të më shumë të rinjve nga koronavirusi. Individët nga mosha 30-vjeçare po dërgohen në kujdes intensiv dhe disa janë duke vdekur, pavarësisht se nuk kishin probleme themelore shëndetësore të mëparshme.

Por ekspertët thonë se shumica e njerëzve që përjetojnë sëmundje të rëndë, priren të jenë më të moshuar dhe me probleme të tjera shëndetësore.

Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së, tha në një konferencë shtypi në Gjenevë se një në gjashtë vdekje nga COVID-19 në Kore ishte te njerëz nën moshën 60 vjeç.

Dhe “gjatë gjashtë javëve të fundit në Itali, të paktën 10% deri 15% e njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) me sëmundjen ishin të moshës nën 50 vjeç”, tha ai.

“Nuk është se nuk ndryshuar asgjë. Ne kolektivisht jemi munduar të bindim veten se kjo sëmundje është e butë dhe më e rëndë te njerëzit e moshuar. Por unë mendoj se provat kanë qenë atje: Ekziston një spektër i ashpërsisë së saj”.

Udhëheqësja teknike e Covid-19 në OBSH, dr. Maria van Kerkhove, tha se ka ende shumë të panjohura për faktin pse të rinjtë po vdesin.

“Ne po shohim gjithnjë e më shumë individë të rinj që janë duke kaluar një sëmundje të rëndë. Unë duhet të them se në përgjithësi shumica e njerëzve që janë duke kaluar një sëmundje të rëndë dhe po përfundojnë në kujdes intensiv janë njerëz të moshës më të vjetër dhe janë njerëz që kanë kushte themelore shëndeti. Por ajo që ne po shohim në disa vende janë individë që të moshave 30, 40 dhe 50, të cilët janë në kujdes intensiv dhe kanë vdekur”.

Ajo tha se OBSH duhet të “kuptojë më mirë” pse të rinjtë po vdesin nga infeksioni, duke shtuar “ka ende shumë të panjohura në këtë kohë”.

Ndërkohë, drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se ekonomia botërore ishte në gjendje të keqe për shkak të pandemisë.

Kristalina Georgieva e përshkroi situatën si “orën më të errët të njerëzimit” dhe se bota ishte në një recesion më të rëndë sesa kriza financiare e vitit 2008.

“Kjo është një krizë si asnjë tjetër, kurrë në historinë e FMN nuk kemi qenë dëshmitarë të ekonomisë botërore që po shkonte në ngërç.

Tani jemi në recesion. Është shumë më keq sesa kriza globale financiare. Është një krizë që kërkon që të gjithë ne të bashkohemi”./Dailymail

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...