Lubonja, Rama vazhdon të marrë vendime në kurriz të shqiptarëve

Saturday, 04 Prill 2020 17:11

Analisti Fatos Lubonja i është bashkuar në distancë diskutimit që pati dje kryeministri Edi Rama me gazetarin Arian Ccani, teksa ishte në një lidhje skype për emisionin ‘Zonë e Lirë’. Rama dje deklaroi se nuk mund të fliste për ecurinë e koronavirusit, pasi nuk ishte specialist dhe se nuk mund të bënte si analisti Lubonja.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Lubonja iu përgjigj Ramës se sa herë që ka folur në lidhje me situatën që ka shkaktuar deri më tani koranvirusi, i është referuar specialistëve të ndryshëm. Analisti në replikë me kryeministrin, pohon se nuk ka bërë si ky i fundit që në 12 bëri sipas tij si epidemiolog dhe virolog duke deklaruar se “karantina nuk e pengon përhapjen e virusit”.

MESAZHI I LUBONJËS
Edi Rama, i pyetur nga Arjan Cani mbi ecurinë e coronavirusit në javën e ardhshme u përgjigj se nuk mund të jepte përgjigje, se këtë e dinë specialistët, e se s’donte të bënte si Fatos Lubonja që flet për gjithshka.
I përgjigjem Edi Ramës se sa herë kam folur për koronavirusit i jam referuar specialistëve të ndryshëm, (duke venë në dukje madje edhe kontradiktat midis tyre) e nuk kam bërë si ai që në 12 mars ka bërë epidemiologun dhe virologun duke deklaruar se karantina nuk e pengon përhapjen e virusit.
Do të ishte mirë që kjo përgjigje të ishte shenjë se vërtet Kryeministri ynë ka reflektuar për atë se duhen dëgjuar edhe specialistët për vendimet që merr, por kam frikë se kjo ishte thjesht një batutë për të denigruar një gazetar, e se ai do vazhdojë të marrë vendime në emër interesash të tjera nga ai i qytetarëve (jo vetëm përsa i përket krizës dramatike të koronavirusit) duke shpërfillur sa interesat e qytetarëve edhe opinionet e mediave apo specialistëve që flasin në emër të interesave të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...