Shkon në 68 numri i viktimave në Greqi, Zv.ministri i Shëndetësisë: Përhapja e COVID-19 është aq e madhe sa asnjë sistem shëndetësor nuk mund ta përballojë

Saturday, 04 Prill 2020 19:17

Ekspertët thonë se Greqia është optimiste sa i përket evolucionit të koronavirusit, por theksojnë gjithashtu se se: “nuk duhet të jemi të vetëkënaqur, sepse atëherë virusi do të na shkatërrojë”.

Mediat greke raportojnë se numri i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar në 68 persona, nëntë prej të cilëve humbën jetën ditën e sotme.

Numri i të infektuarve ka shkuar në 1.673, nga të cilët 54.4% janë burra, ndërsa numri i pacientëve që po trajtohen në intubacioni është 92 (76.9% burra).

Zv.ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras thotë se: “Përhapja e virusit është aq e madhe sa asnjë sistem shëndetësor në botë nuk mund ta durojë atë”, shkruajnë mediat greke.

Prefekturat që nuk kanë asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit

Prefekturat në të cilat nuk ka ndonjë rast të konfirmuar zyrtarisht, sipas të dhënave zyrtare të EODY, deri pasditen e së premtes, 3 Prill, janë 5 në numër.

Ato janë:

-Grevena

-Karditsa

-Evrytania

-Aitoloakarnania

-Fokida

harta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...