“Edi Rama, pacienti zero i koronavirusit”, Kryemadhi: Qeveria të mos përhapë panik, sepse ul imunitetin e shqiptarëve

Saturday, 04 Prill 2020 19:19

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se gjëja e parë që duhet t bëjë qeveria dhe media është të mos ngjallë panik tek qytetarët në këtë kohë koronavirusi, sepse ulin dhe rëndojnë imunitetin e shqiptarëve.

Teksa e ka quajtur kryeministrin Rama pacientin zero në Shqipëri, Kryemadhi thekson se mënyra se si po trajtohet situata nga qeveria ngjall panik tek qytetarët, i cili i dëmton jashtëzakonisht shumë nga ana psikologjike, por sidomos shtresat në nevojë.

Kryemadhi shprehet se njerëzve duhet t’u jepet garanci, duhet t’u jepet qetësi dhe garancinë kryesore të funksionimit të shtetit që u shërben qytetarëve, jo që shteti i shërben një njeriu të vetëm

“Jo jo ashtu është, por nuk ka problem. Megjithatë unë mendoj që gjëja e parë që duhet të bëni ju të gjithë dhe duke filluar nga pacienti zero i koronavirusit në Shqipëri, që është Edi Rama, është që të shmangni përhapjen e panikut te shqiptarët, sepse ajo është një nga gjërat kryesore që ul dhe rëndon imunitetin e shqiptarëve. E dyta, dy parafolësit e mi, që dolën pa radhë, sepse janë mësuar gjithë jetën të dalin pa radhë para njerëzve, të kuptojnë që duhet të bëjnë më shumë për njerëzit dhe për qytetarët. Siç bëjnë atë që është më e rëndësishmja për familjet e tyre, t’i quajnë edhe qytetarët e shtetasit e vendit të vet, të cilëve u marrin taksat një më një, tu shërbejnë me dashuri, me qetësi e me respekt.

Kush po e përhap panikun?

Qeveria e para. Qeveria dhe mediat të cilat janë kthyer në funksion të qeverisë. A e keni parë? Merreni e shikojeni se cili është paniku dhe terrori psikologjik që përhapet te njerëzit, kur është një gjë shumë e thjeshtë. Nëse kjo do të jetë një gjë kaq emergjente, mënyra sesi funksionon, mjafton të merrni dhe të shikoni të gjitha komentet dhe mënyrën sesi flitet, është vetëm panik, i cili dëmton jashtëzakonisht shumë nga ana psikologjike, të gjithë qytetarët, por sidomos shtresat në nevojë. Sepse paniku i mungesës së punës, paniku i mungesës së parasë, paniku i mungesës së një të ardhmeje të garantuar, çfarë sjell tjetër? Sjell stres. Po stresi çfarë sjell? Ulje të imunitetit. Ulja e imunitetit çfarë sjell? Zhvillimin dhe kapjen sa më lehtë të njerëzve nga koronavirusi. Kjo është e gjitha. Këtu po të shikosh të gjitha televizionet, hapi të gjitha nga 1-121, i ke të gjitha me panik e terror. Njerëzve duhet t’u jepet garanci, duhet t’u jepet qetësi dhe garancinë kryesore të funksionimit të shtetit që u shërben qytetarëve. Jo që shteti i shërben një njeriu të vetëm. A mund të japim disa mesazhe dhe ide më pozitive për njerëzit? Sepse mendoj që njerëzit kanë 4 javë që dëgjojnë helm nga mëngjesi deri në darkë, janë më mirë telenovelat turke që të shikojnë shqiptarët, sesa deklaratat për shtyp që bën qeveria.

Zonja Kryemadhi, si po menaxhohet situata tani kur thuhet se është piku i javës me koronavirus?

Unë nuk kuptoj një gjë, pikun e koronavirusit të qeverisë tonë, sepse kjo është java e katërt. Sipas qeverisë tonë duhet ta kishim kaluar para dy javësh. Kështu që mendoj se këto janë të gjitha një lloj mungese jo vetëm të informacionit, por edhe të menaxhimit të të gjithë kësaj situate. Nuk kam dalë dhe nuk kam ndërmend të merrem sesi duhet të organizohet dhe menaxhohet kjo gjë. Mendoj se duhet një lloj ndershmërie dhe sinqeriteti, të paktën nga ai staf mjekësor, i cili i qëndron afër institucioneve të qeverisë. Nuk kam parë asgjë që mund të ketë diçka pozitive që është bërë nga të tjerët. Ajo që është më e rëndësishme është vetë izolimi që qytetarët bëjnë dhe marrja e masave nëpërmjet vetë karantinimit të tyre, apo zbatimit të disa rregullave të cilat në njëfarë mënyre mund të kenë parandaluar përhapjen, por kjo nuk do të thotë që kemi një lloj garancie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...