Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bën sërish apel për sa më shumë testime për shkak se Shqipëria ka përqindjen e vdekjeve në raport me të infektuarit, nga më të lartat në rajon.
Sipas Vasilit, Shqipërisë i duhet një strategji kufizimesh e ngjashme me Europën strategjia e qeverisë është në funksion të politikës.
"Kufizimet e improvizuara dhe aprofesionale të kryeministrit, mundësojnë negativisht të kundërtën dhe pikërisht grumbullimin e dendësimin e qytetarëve.
Duhet një tjetër strategji kufizimesh që të jetë e ngjashme me Europën, përndryshe rrezikohen jeta dhe shëndeti i qytetarëve", shkruan ndër të tjera nënkryetari i LSI.
Statusi i plotë:
Strategjia e qeverise per Pandemine,spontane, aprofesionale, dhe e fragmentuar
Perqindja e vdekjeve ne Shqiperi ne raport me rastet e infektuara eshte nga me te lartat ne Europe dhe kjo tregon krejtesisht te kunderten nga propaganda e qeverise, që bertet se gjoja mbrojti jetet e njerezve.
Testimi i gjere nuk kryhet.
Kufizimet e improvizuara dhe aprofesionale te kryeministrit, mundesojne negativisht te kunderten dhe pikerisht grumbullimin e dendesimin e qytetareve.
Duhet nje tjeter strategji kufizimesh qe te jete e ngjashme me Europen, perndryshe rrezikohen jeta dhe shendeti i qytetareve.
Propaganda e qeverise eshte vendosur jo ne funksion te Pandemise,por teresisht ne funksion te politikes se dites dhe alibi per mosveprimet e saj.
Duhet reflektim, testim dhe modesti.
Nuk mund ti lihen më tej gjerat rastesise dhe kapriciove te çartura te kryeministrit, por planifikimit shkencor dhe profesional.
Nuk mund te luhet më me jeten e shendetin e njerezve.