Çfarë emri ka një shtet që të arreston kur gjykatat janë të mbyllura?!

Hënë, 06 Prill 2020 13:40

Ditën e shtunë kryeministri, Edi Rama, i cili që kur ka nisur kriza e koronavirusit në vendin tonë ka zgjedhur të bëjë vetëm rolin e xhandarit, deklaroi se që nga kjo e hënë për të gjithë ata që nuk zbatojnë rregullat e shtetrrethimit, përveç gjobave shumë të rënda, do të ketë edhe burg.

Ende nuk ka dalë një akt normativ për këtë kapërcim cilësor në shkeljen e të drejtave themelore dhe kushtetuese të qytetarëve, por ajo që dihet është se masa të tilla të forta penale duhet që të shoqërohen edhe me të drejtën themelore të apelimit.

Askush nuk e garanton drejtësinë e arrestimeve që mund të kryhen nga policia dhe ushtria në këto kohë, përveç gjykatave nëpërmjet apelimit të masës së marrë nga një shtet, që po funksionon vetëm si policor-ushtarak.

Aplikimi i çdo mase administrative apo penale edhe në kohë të jashtëzakonshme është pazgjidhshmërisht i lidhur me të drejtën e panegociueshme edhe në kohë lufte reale, për t’u ankuar në gjykatë dhe për të pasur një proces gjyqësor të drejtë.

Askush nuk mund të garantojë se policia e qeverisë Rama, e cila ka treguar gjatë këtyre 7 viteve se funksionon edhe mbi ligjet, nuk do të kryejë arrestime selektive. Prandaj në çfarë do lloj situate që të ndodhet një vend, janë pikërisht gjykatat ato që vendosin për drejtësinë e këtyre masave administrative dhe penale, që ka paralajmëruar kryeministri.

Por jemi në një situatë kur gjykatat janë mbyllur dhe nuk funksionojnë, përveçse për raste të jashtëzakonshme penale në proces. E shumta që mund të bëjnë qindra qytetarë, të cilët për arsye të ndryshme mund të arrestohen nga policia është, që të regjistrojnë ankesën nëpër sportelet e gjykatave dhe të presin në qeli deri sa ato të hapen.

Nëse realizohet ideja-kërcënim e Edi Ramës, për t'i dhënë të drejtë policisë që të burgosë këdo që mund të dalë nga shtëpia `pa arsye`, ose se nuk ka mundur që të marrë leje 1- orëshe në portalet e tij, të cilët më së shumti nuk funksionojnë, apo rezultojnë të bllokuar dhe kjo nuk merr vulën e drejtësisë në gjykatë, atëherë kemi të bëjmë edhe `de fakto`, me instalimin e një shteti policor-ushtarak në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...