Rrëzohet politika 'antimaskë' e Ramës, Bino: Maskë kur shkoni në supermarkete!

Tuesday, 07 Prill 2020 13:35

Politika “antimaskë” e qeverisë shqiptare ra sot, pasi Silva Bino,  Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP i bëri thirrje popullatës të përdorë maska në daljet e rralla e të vetme që i janë lejuar gjatë kësaj periudhe izolimi:

Bino tha para mediave, në fund të konferencës për shtyq që dha sot, se “është shumë e rëndësishme të zbatohen këto masat, të mbahet maskë kur shkojmë në supermarkete, në mjedise të grumbulluara dhe të ruhet distanca midis njëri-tjetrit.”

Rreth një muaj më parë, në fillim të epidemisë, kryeministri Edi Rama mbështeti fuqimisht politikën “antimaskë”ndaj koronavirusit, në një kohë kur qytetarët iu vërsulën farmacive  për to dhe shteti u gjend i papërgatitur për të pajisur qytetarët, pavarësisht se epidemia ishte duke bërë kërdinë në Kinë dhe po afrohej.

 
 
 
Login to post comments