Bllokimi i shqiptarëve në doganë, PR: Qëndrim kriminal i Ramës

Tuesday, 07 Prill 2020 14:46

Partia Republikane deklaron se qëndrimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare karshi shqiptarëve të bllokurar në kufi, sidomos atë të Kapshtices është sa ç’njerëzor edhe kriminal.

‘Ata janë shqiptarë, dhe s’ka asnjë rëndësi sa kanë apo nuk kane shtetësi tjetër. Askush nuk ka të drejtë të mos i lejojë të kthehen në vendin e tyre’, shkruhet në një reagim të Partisë Republikane të drejtuar nga Fatmir Mediu.

Sipas PR-së’, ‘është detyrë e qeverisë të kujdeset për ta për ti identifikuar, apo ndihmuar që të bëjnë karantinë në një vend të organizuar nga shteti’.

‘Atyre nuk mund ti kërkohet të bëjnë karantinë në hotele me shpenzimet e tyre, të lihen në këtë situatë të flenë jashtë, në të ftohtë dhe dëborë, pa ushqim’, thuhet në reagimin e Partisë Republikane.

Login to post comments