Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar mashtrimin e radhës të kryeministrit Rama i cili ndryshe nga sa tha në fillim që mjekët dhe infermierët do të përfitonin bonus për shërbimin ndaj COVID-19, ndërsa sot mjekët në rrethe janë njohur me shpërblimin qesharak.
Vasili e ka pyetur Ramën se çështë ky kryeministër që ndaka vijën e zjarrit për mjekët dhe infermierët.
'Kryeministër turp, që përçan shëndetësine shqiptare se nuk do të paguash shperblimin!
Kryeministër turp që ju ha djersen dhe ju mohon shpërblimin mjekëve dhe infermierëve, që po përballen me pandeminë anë e mbanë vendit!
Kryeministër turp që i gënjeve dhe ju kursen mjekëve shpërblimin dhe ndërkohë nuk kursen miliarda për koncesionet dhe oligarkët!'