Kryeministri Edi Rama ka vendosur të fshihet pas një të ashtuquajturi Komitet Teknik për çështjen e testimeve tepër të ulëta për koronavirusin.
Dikush pyeti me ironi online se kush i cakton këta anëtarë të Komitetit Teknik, duke nenkuptuar se është vetë dora e Ramës.
Ky komitet është shpikje e Ramës pas zbulimit të skandalit me mungesën e testimeve.
Për të fshehur dështimin e tij, Rama po fshihet pas Albana Ficos, drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik dhe zëri kryesor në këtë komitet bashkë me ministren Ogerta Manastirliu.
Fico, e zgjedhur në këtë detyrë në vitin 2018, është motra e Delina Ficos, ish-bashkëshortes së Edi Ramës.
Por jo vetëm kaq. Për fat të keq, shumë prej anëtarëve të këtij komiteti janë prekur vetë nga koronavirusi. Tre janë konfirmuar zyrtarisht: Skënder Brataj, Mirela Cami dhe Andi Koraqi.
Sot Silva Bino e ISHP tha për Abc News se janë edhe të tjerë, por nuk i përmendi me emra.