Me ndryshimet e reja në Kodin Penal burgjet do jenë plot, aqsa do dalin të dënuarit për drogë e korrupsion e do mbushen me këta te “korona”

E Enjte, 09 Prill 2020 09:25

“Paga e luftës”/Rama: Për berberët, punjonjësit e restoranteve
Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët në Facebook ka deklaruar se qeveria do të japë para dhe subvencione vetëm për ata që kanë humbur vendet e punës.

Kreu i qeverisë tha se nëse nuk do të ishin marrë masat në kohë nga institucionet për pandeminë, sot Shqipëria do të numëronte një numër të madh të vdekurish.

Gjatë komunikimit me qytetarët është pyetur kur do të hapen linjat ajrore, duke nënvizuar se kjo do të bëhet e mundur sapo të kalojë kjo situatë

“Kur do hapen linjat ajrore? Do hapen atëherë kur kjo situatë të ketë kaluar. Kur do kalojë kjo situatë këtë nuk e di askush. Kur do të mund të qetësohet situata? Situatë më të qetë se kaq në kushte lufte, që natyrisht është një situatë e qetë në kuptimin e raportit me armikun, nuk mund të kishte. Sot mund të ishim duke numëruar qindra të vdekur, do të ishim në një tunel nga ku do të dilnin me mijëra të vdekur dhe ju thoni kur do jemi në një situatë të qetë”, tha Rama.

Më pas kryeministri tha se deri me 15 prill do miratojë në parlament ndryshime në Kodin Penal dhe Kodin Rrugor, ku do të arrestohen ata që shkelin rregullat e emergjencës. Ai tha se nuk do të ketë më ndëshkime administrative, por penale me burg.

Ai theksoi se Kuvendi do të mblidhet për të bërë disa ndryshime në kodin rrugor, për të përcaktuar më pas dhe kornizën shtrënguese, në sajë të masave kundër COVID.

“Do shtrëngojmë masat. Që nga burgosja, deri tek heqja e patentës. Në kodin penal kemi për karantinën e kafshëve. Nuk kanë menduar se çfarë mund të ndodh nëse një epidemi prek njerëzit. Ndaj do t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në Kodin Rrugor. për një kornizë të qartë shtrënguesë. Në rast se shkelen masat, është kundërvajtje penale. Jo administrative. Ashtu si kundër për këmbësorët. Nuk mund të vazhdojmë me sensibilizim dhe do ta hapim fashën së shpejti. Penalizmi i këmbësorëve do të shoqërohet me gjobë dhe heqje lirie, pasi s’do jetë më kundrvajtje me gjobë. Të gjithë ata që do të hyjnë në shkelje, do të lënë aty patentën. Do ta humbin automjetin privat, për të njëjtën mënyrë që do të humbasin lejen e drejtimit. Mos u lodhni fare të kundërshtoni. Mjafton që të shikoni Italinë fqinje, e vunë ata pasi e vumë ne. S’them kurrë që e morën nga ne, por e vunë. Nuk mund të dalësh dhe të rrezikosh gjithë lagjen tënde. Dhe më pas t’ja hedhësh paq me një gjobë që e paguan babai ose nëna. Nëse je në punë, dhe do të marrësh një person aty, do duhet të qëndrojë pas, ke kryer kundërvajtje penale. Do të paguash për një vepër penale. Nëse shkon që të marrësh në makinë persona të sëmurë, të moshuar, të mitur, që s’je i paautorizuar, kjo është e patolerueshme. Për popullin nuk ka gjoba e ndëshkime, por për ata që shqetësojnë popullin e kërcënojnë shëndetin e popullit dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve. Ti nuk mund të vish me COVID në krahë dhe të më sjellësh mort larg qofsh në familjen time. Këto ishin për sot.”, pohoi Rama.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal dhe Rrugor i bie që do kemi kaq shumë të burgosur, sa do dalin ata për drogë e për korrupsion e do mbushet me ndëshkime për koronavirus! Ose qeveria Rama do ndërtojë në çdo bashki nga një burg, sepse nuk mjaftojnë burgjet që kemi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...