Shahini: Për maturën nuk do të ketë pyetje nga leksione të pazhvilluara në shkollë

E Enjte, 09 Prill 2020 10:02

Shahini: Për maturën shtetërore nuk do të ketë pyetje nga leksione të pazhvilluara në shkollë
Nëpërmjet video-mesazhit të radhës, Ministrja Besa Shahini ka adresuar 3 çështje, një për të cilën ajo beson se lidhet me një keqraportim të numrit të nxënësve pjesëmarrës në mësimin në kushte shtëpie; e dyta mbi vlerësimin që mësuesit po u bëjnë nxënësve gjatë kësaj periudhe; dhe e fundit mbi provimet kombëtare.

Duke rinënvizuar fillimisht transmetimin e leksioneve në tri fasha orari gjatë ditës tek RTSH, Znj. Shahini iu referua ndërkohë edhe disa statistikave të INSTAT të mbledhura ndër vite:

 

“98% e familjeve shqiptare kanë televizor në shtëpi. Këtë e dimë nga statistikat që mblidhen nga INSTAT ndër vite. Pra, jemi të sigurt se një pjesë e madhe e nxënësve tanë po i shohin leksionet në RTSH dhe në këtë formë nuk po mbesin prapa me mësime. Kjo është forma e parë e mësimit”, thekson ajo, ndërsa shprehet edhe mbi komunikimin mësues-nxënës nëpërmjet platformave online:

“Forma e dytë e punës ka të bëjë me komunikimin direkt mes mësuesve dhe nxënësve, duke përdorur platforma të ndryshme online apo edhe rrjetet sociale. 97% e të gjitha familjeve shqiptare kanë një telefon celular, kryesisht “smart” në shtëpi, dhe kjo është arsyeja pse po arrijnë që të jenë në komunikim të drejtpërdrejtë mësuesit dhe nxënësit në një masë shumë të madhe”, sqaron Ministrja Shahini duke nënvizuar se numri i nxënësve të cilët nuk kanë pasur asnjë komunikim me mësuesit e tyre dhe për të cilët nuk dihet nëse i kanë përcjellë leksionet në RTSH është i vogël.
“Ky numër është i vogël dhe kemi listën emërore të këtyre nxënësve për secilën shkollë, në mënyrë që kur të kthehemi në shkollë, t’i kushtojmë vëmendje më të shtuar këtyre nxënësve dhe t’i ndihmojnë ta kapin hapin e nxënësve të tjerë të cilët kanë marrë mësim në kushte shtëpie”, sqaron ajo.
Pyetjes së ngritur nga disa nxënës, mësues apo prindër se “si t’ia bëjmë me vlerësimin e nxënësve kur ata në kushte shtëpie i kryejnë detyrat e shtëpisë apo edhe testet që u dërgojmë, dhe ata mund të kopjojnë edhe mund të sjellin detyra që ia ka bërë dikush tjetër”, Ministrja Shahini përgjigjet:
“E para, mësuesit i njohin shumë mirë nxënësit e tyre. Nëse sjellin përnjëherë një detyrë të zhvilluar shumë më mirë se sa ato që ka zhvilluar gjatë vitit në një lëndë të caktuar, atëherë mësuesi e di që ose e ka ndihmuar dikush, ose nxënësi e ka kopjuar nga libri dhe natyrisht nxënësi penalizohet. Pjesa e dytë, që besoj është më e rëndësishme se sa pjesa e parë, është se ky vlerësim që po bëhet, përderisa mësimi po zhvillohet në kushte shtëpie, është një vlerësim orientues. Pra, nuk është notë formale finale. Nota formale dhe finale vendoset kur të kthehemi në shkollë dhe nxënësi pyetet ose testohet prapë nga mësuesi për leksionet që janë zhvilluar në këtë kohë ose që janë zhvilluar më përpara”, tha Ministrja Shahini.
Në lidhje me provimet kombëtare, që është edhe vlerësimi final sidomos për ata që mbyllin shkollën e mesme, Znj. Shahini kërkoi nga maturantët që: “të mos stresohen shumë, të mësojnë për aq sa është e mundur. Të bëjnë ushtrime me librat që kemi botuar përmes QSHA, ku ka pyetje të cilat kanë rënë në matura të viteve të kaluara dhe thjesht të përgatiten për një test të zakonshëm që do ta bëjnë kur të kthehen në shkollë, kur të përsërisim leksionet që kemi zhvilluar në pjesën e parë të vitit dhe kur të bëhemi gati për maturën shtetërore”.
‘Nëse nuk arrijmë të përsërisim leksionet që kemi bërë kur kemi qëndruar në shtëpi, ato leksione nuk do të reflektohen në maturën shtetërore. Pra, nuk do ketë pyetje në maturën shtetërore nga leksione që nuk janë zhvilluar në shkollë”, qartëson ajo duke u bërë thirrje edhe njëherë nxënësve se nuk ka aspak vend për stres dhe se duhet të qëndrojnë të angazhuar gjatë kësaj periudhe në mënyrë që të përgatiten ta mbyllin këtë vit shkollor sa më suksesshëm që është e mundur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...