15 vjet burg kush thyen karantinën, 5 muaj burg kush kryen vrasje

Saturday, 11 Prill 2020 17:37

Le qelitë e burgut vetëm pas 5 muajsh i akuzuari për vrasje.

Bëhet fjalë për ish shefin e sigurisë së Brendshme të burgut në Durrës, Bledar Toçi, për të cilin Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje".

Kujtojmë këtu se, Toçi u arrestua në 2019 si autor i vrasjes së Dritan Hoxhollit, ngjarje e ndodhur tetorin e shkuar në qytetin e Kavajës.

Pas një përplasjeje me armë në banesën e shtetases Marsida Qatja Hoxholli mbeti i vrarë, ndërsa vetë Toçi u plagos.

 

https://www.syri.net/kronike/330807/lirohet-nga-qelia-pas-disa-muajsh-ish-shefi-i-burgut-te-durresit-qelloi-per-vdekje-nje-shtetas/

Nisur nga ky vendim në rrjetet sociale nuk mungojnë memet ironizuese, nxitur edhe nga vendimi i mazhorancës për të bërë disa ndryshime në Kodin Penal, sipas të cilave kush shkel karantinën gjatë pandemisë rrezikon deri në 15 vjet.

Pra, nëse vret 5 muaj burg, nëse thyen karantinën 15 vjet. 

Login to post comments