"Sa rëndë! Ja preu rradakja se ka në dorë edhe gjykatat gjermane"

Diel, 12 Prill 2020 19:01

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për tu tërhequr nga padia ndaj gazetës gjermane "Bild" dhe gazetarit Peter Tiede, reagon ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook, ku nuk mungon ironia ndaj kryeministrit Rama, Manjani shprehet se, ku është fundi i pompozitetit, që ia theu turinjtë muri me provat zyrtare të shtetit të vet që iu vunë përpara, mu tek "drejtësia e vërtetë".

 

"E kujt ja bënë pa? Kryetarit më të madh të OSBE-së, ndër të tjera. Qesharak pa fund!", shkruan ndër të tjera Manjani.

 

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

 

Ku e lamë? Te gjyqi me BILD.

Asnjë gjyq nuk ka fituar jashtë Shqipërie Kryeplaku u Surrelit! As gjyqet e shtetit e as të vetat.

Edhe nga gjyqi që do bënte me BILD qënka tërhequr me bisht ndër shalë.

Pra atje, tek "Drejtësia e vërtetë" sic tha dhe vetë me pompozitet, u nis të heqë vetllat po la sytë. Ja preu rradakja se ka në dorë edhe gjykatat gjermane...

Pu pu pu pu pu sa rëndë!

Me thënë të drejtën po e prisja jo pa kuriozitet një gjykim në Gjermani, mbi një çështje të super provuar nga BILD. Por u tërhoq! Iku si frikacak i kapur në flagrancë nga mashat e veta.

E mbani mend me çfarë pompoziteti na njoftoi se "...firmosa autorizimin për avokatin. Do ta hedh në gjyq BILD, në Gjermani. Te drejtësia e vërtetë..". Këahtu tha. (Meqë ra fjala sa mund ti ketë vajtur fatura e shërbimeve të avokatisë?!)

Ja fundi i pompozitetit! Ia theu turinjtë muri me provat zyrtare të shtetit të vet që iu vunë përpara, mu tek "drejtësia e vërtetë".

E kujt ja bënë pa? Kryetarit më të madh të OSBE-së, ndër të tjera.

Qesharak pa fund!

Ndërkohë, media Gjermane jo vetëm që nuk mbylli gojën, por vijon ta denoncojë rregullisht Kryeplakun si sundimtar në Shqipëri.

Megjithatë insistoj që Prokuroria jonë këtu duhet ta çojë deri në fund atë çështje dhe krahas pyetjes se kush vodhi votat, duhet të sqarojë se KUSH JA DHA MEDIAS GJERMANE DISQET ME PROVA ZYRTARE?!

Krahas shkatërruesve të zgjedhjeve duhet të mbajnë përgjegjësi edhe shkatërruesit e hetimit, që nxorrën provat në publik. Druaj se lufta e rreptë brenda llojit nuk njeh kufinj... Por, hetimi duhet ta sqarojë këtë gjë.

Pa asnjë dyshim kjo përgjegjësi nuk i kërkohet medias, në asnjë rrethanë.

#pordhëtemëdhagrisinbrekëterà#

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...