VIDEO/ Vasili: Virusi mund të këtë qarkulluar që në janar, të studiohet situata virologjike

Hënë, 13 Prill 2020 15:47

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili deklaroi gjatë një dalje mediatike se “epidemiologë të njohur të vendit kanë hedhur dyshime të forta që virusi mund të ketë qarkulluar që në janar në Shqipëri dhe një analizë retrospektive të rasteve me ngarkesa të larta virologjike, duhet të ishte bërë ndërkohë në mënyrë më profesionale duke analizuar dhe një pjesë të mirë të strukturës së vdekshmërisë të muajit janar dhe shkurt deri në fillimin e pandemisë”.

Sipas tij, “detyrë kjo, pra e situatës virologjike të situatës janar-shkurt dhe strukturës së vdekshmërisë është një detyrë që duhej kryer dhe duhet kryer, dhe është e pashmangshme për tu bërë.

 

 
 
 
 

 

Login to post comments