Dhurata Çupi: Situatë migjeniane në Klos, blerjet me listë janë dyfishuar si pasojë e COVID 19

E mërkurë, 15 Prill 2020 15:34

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Tyli Çupi përmes një statusi në Facebook të shoqëruar me një video tregon se biznest e vogla, që janë lejuar të hapen në Klos po përjetojnë një situatë të vështirë përgjatë krizës së COVID 19.

Në video shfaqet tregtari i një dyqani që tregon se blerjet me listë janë dyfishuar gjatë këtij muaji.

 
 

 

 
 

STATUSI I PLOTË
Situata Migjeniane ne realitet dhe propaganda qeveritare ne facebook. Bizneset e mbyllura momentalisht nga situata e krijuar nga Covid-19, tashmë janë në vështirësi, por edhe ato biznese që janë lejuar të jenë hapur, po përballen me probleme. Në këtë kategori bëjnë pjesë dyqanet e vogla e kryesisht në zonat rurale. Rasim Shahini ka një dyqan të vogël ushqimoresh në fshatin Bejn të Klosit. Ai thotë se situata e krijuar nga koronavirusi ka vënë në vështirësi të mëdha familjet në nevojë. Ai tregon se blerjet me listë janë dyfishuar gjatë ketij muaj. Kjo situatë jo vetëm ka prekur familjet ne nevojë, por edhe atë si tregtarë.

Por Rasimi shume njerezor tregon se do të vazhdojë kështu, duke dhënë me listë pasi nuk mund t’i lërë bashkëfshatarët e tij pa buke.

Modifikuar më E mërkurë, 15 Prill 2020 15:36
Login to post comments