Të tjera pamje shokuese nga Fieri/ Berisha: Kjo është zehër kafshatë!

E mërkurë, 15 Prill 2020 15:37

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi të tjera pamje tronditëse nga shpërndarja e ndihmave për famijet në nevojë në Fier. Berisha tha se kjo është një ‘zehër kafshatë’.

POSTIMI

Kësaj i thonë zehër kafshatë!

Për të ngopurin e Surrelit që gromësin nga babëzia dhe shampanjat super të shtrenjta e tret tulet e majmërisë me joga në Saraje të ndërtuara me pikat e gjakut dhe djersës të të varfërve, dje fajet i kishin ish-deputetë të PD që luanin me romët dhe jo barku bosh e pakot qesharake që iu ofrojnë atyre si ndihme Ndrikull Xhaçka dhe narkokryetar monist Subashi! Krim i vërtetë.

Miq, me rimet dhe të gjithë të mjerët e Shqiperise po luan shpirtkatrani Edvin Kristaq Hajduti dhe narkohajnat e tij që plaçkisin ndihmat dhe i lemeritin njerëzit me uri. Këto pamje të sotme dëshmojnë narkoqeveritarët së bashku me pakon e mjerimit dhe mashtrimit që u japin të mjerëve edhe Covid-19. Kësaj i thonë kafshatë zehër! Krim, krim shtetëror!sb

 
 

 

Login to post comments