Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, është shprehur me sarkazëm sot ndaj ndëshkimeve të ashpra vendosur nga qeveria Rama, që po dënon me gjoba të rënda qindra kalimtarëë, shoferë dhe e gjitha kjo sipas një rregulli "lesh e li".
Manjani ka vendosur në peshore madje se nga heq më shumë rreziku, nga virusi që kërcënon shëndetin apo nga goditja që qytetarët po marrin prej qeverisë së tyre. Në një shënim në Fb, Manjani shprehet:
"Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit: COVID 19 infektoi 24 persona dhe lëshoi si të shëruar 26 të tjerë. Rregulli i virusit është shumë i qartë: nëse infektohesh do shërohesh.
Pushteti i Surrelit dënoi 600 kalimtarë, 217 drejtues mjetesh, 7 të arrestuar. Rregulli i pushtetit lesh e li. Ç'thonë në mëngjes e mohojnë në drekë. Pra më mirë të të zërë virusi se pushteti.
Me kë po luftojmë?! Me virusin apo njëri-tjetrin?! Ndërkohë gjykata (shteti), është pushim..."