Një moment i dhimbshëm është filmuar nga kamerat e qytetarëve sot në Vlorë: një zonjë që po merrte ajër në buzë të detit tmerrohet nga polici që e ndalon dhe i bie të fikët.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet e trishta dhe i ka bërë thirrje qytetarëve për mosbindje civile ndaj veprimeve shtazore që ka urdhëruar të ndërmerren ndaj qytetarëve, kryeministri Rama, të cilin e ka konsideruar si xhelat.
Berisha shkruan: "Trajtimi shtazor i qytetares nga narkohorrat me uniformë të Edvin Kristaq Xhelatit në Vlorë! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! Edvin Kristaq Bastardi ka shfrytëzuar epideminë për të vendosur mbi ju të dashur qytetarë, shtypjen e egër të etërve të tij mizorë, Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar, Daj Xhelat Kolekës dhe Kristaq Xhelat Ramës!
Ju bëj thirrje të ngriheni në të gjitha format e protestave dhe mosbindjes civile për të kundërshtuar veprimet shtazore ndaj jush të këtij bastardi të xhelatëve hoxhistë," përfundon Berisha dhe shton mesazhin e dërguar nga Vlora:
Përshëndetje doktor. Jam 1 qytetar nga Vlora. Shiko si i trajton Policia, gratë në Vlorë, i ndjek me vrap brenda në det.