Edhe dje dy raste tjera te arritura ne Qendren e Traumes ne urgjence mbas aksidenteve, ne Scan rutine te toraksit u konstatuan demtime tipike pulomonare per pneumopati te krijuara nga Covid 19.
Keshtu keta te dy te traumatizuar, te pa diagnostikuar me pare si te prekur nga virusi, te pa testuar, ishin me demtime pulmonare, pra ne nje stad te avancuar te semundjes.
Ne keto raste imazhi i Scan vendos pothuajse sigurisht diagnozen e patologjise virusale.
Une shtroj pyetjen, sa raste te tilla qarkullojne, rendohen ne patologjine e tyre, infektojne te tjeret etj etj??
C’montimi i ketij mekanizmi shume fishues e ka zgjidhjen e tij: test, test, test, virusologjik e imunologjik, mobilizim total i te gjithe kapaciteteve shendetesore te vendit qe nga mjeku i familjes, laboratoreve, imazherise etj, si pjese e nje strategjie gjere e te qarte, duke siguruar te gjitha kushtet mbrojtese per personelin e trajnimin e tij.
Mendoj se kemi humbur shume kohe, nuk duhet te vazhdojme keshtu.