Nga Sali Berisha.
Edvin Mafia, pasi konsumoi veprën e krimit kundër njerëzimit duke iu mbyllur shtetasve shqiptarë që gjendeshin jashtë, dyert e vendit të tyre, tani me qëllim që të ndajë para me Sadri Abazin, nuk i lejon ata të shkojnë dhe të bëjnë karantinën në shtëpi.
Ai i detyron të rikthyerit e tanishëm të shkojnë në hotelet e Sadri Abazit,“Albanian Star” dhe “Ibica” (këtë të fundit Mafioz Abazi e ka marrë me qira para tre vitësh) për karantinë !
Kjo është një vjedhje e pastër që Edvin Hajduti dhe Sadri Abazi u bëjnë bashkarisht takspaguesve dhe qytetarëve shqiptarë dhe diskriminim antikushtetues i tyre.
Po ju rikujtoj këtu se sot shumica e qytetarëve që dalin COVID-19 pozitiv në Shqipëri, madje dhe shumica e të sëmurëve me COVID-19 kalojnë karantinën dhe sëmundjen në shtëpi. Kurse qytetarët që rikthehen nga jashtë nuk i lejojnë të bëjnë karantinën në shtëpitë e tyre por duhet të shkojnë në hotelet e mafiozit Sadri Abazi për të mbushur baulet me para ai së bashku me Edvinin që përdor postin dhe epideminë për të bërë para për vete dhe klientelën e tij. Ky është një krim i shëmtuar.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!"
Përshëndetje. Hotel “Albanian Star “ 10 katësh është pronë e z. Sadri Abazi,deputet i Partisë Socialiste. Edhe hoteli tjetër Ibiza, 10 metra mbrapa, thonë që e ka marrë me marrëveshje me qira provizorisht për disa vite po ky njeri. Hoteli i Sadri Abazit para katër vitesh ishte pesë kate dhe tani është dhjetë kate. Ja si ndahen paret midis njeri tjetrit, pushtetarët.