Meta bisedë telefonike me Hashim Thaçin:Të koordinohemi e të shkëmbejmë përvojat për tejkalimin e situatës

Premte, 17 Prill 2020 11:21

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z Hashim Thaçi.

Të dy Presidentët disktuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.
Presidenti Meta dhe Presidenti Thaçi shprehën vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Modifikuar më Premte, 17 Prill 2020 11:24
Login to post comments