Nëse u hedh një sy grafikëve të përhapjes së koronavirusit në Europë, nuk gjen një kurbë më qesharake se ajo që ofron Shqipëria.
Grafika qesharake e Shqipërisë nuk krahasohet as me ato të vendeve të rajonit, le më pas me vendet e Europës Perëndimore, ku njeriu mund të kuptojë ose të lexojë kurbën.
Ajo mund të ketë një rritje, një pik, një sheshim, një sheshim të gjatë, një rënie, etj.
Në Shqipëri, kur mendon se kurba ka arritur pikun, ajo të befason me një rënie të shpejtë. Pastaj rritet sërish, pastaj zvogëlohet ndjeshëm, pastaj rritet. Është krejt e paqartë, njësoj si humori i qeverisë.
Kurse kurbat e Serbisë ose të Maqedonisë kuptohet se janë në rritje dhe duket se po shkojnë drejt pikut.
Greqia, që po vlerësohet për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën, ka një kurbë ku duket piku dhe tashmë ka nisur rënia.
Edhe Italia ka një kurbë të kuptueshme, me pikun dhe më pas sheshimin. Atje rënia është e ngadaltë, por kuptohet se është ne renie.