Koronavirusi/ Episodet që hedhin dyshime mbi strategjinë e Ramës

Premte, 17 Prill 2020 13:19

Politika e “ekspertëve” të qeverisë për testime minimale mund të mbajë mbi vete një risk të madh. Ajo rrezikon të fshehë gjendjen reale të të infektuarve me Covid-19 në vend. Disa raste episodike që natyrisht nuk përbëjnë statistikë, të bëjnë të ngresh dyshime se shifrat që i raportohen publikut janë shumë larg asaj që ndodh në terren.

Dy qytetarë përplasen me makinë, plagosen, shkojnë në spital dhe rezultojnë të infektuar. Një pacient shtrohet me urgjencë për arsye të tjera dhe del me Covid-19. Një kontroll rutinë në Aranitas të Mallakastrës, nxjerr pozitive një infermiere. Kryeopozitari Basha denoncon vatër infeksioni në një një fasoneri në  Fushë Krujë, ministrja e Shëndetësisë e mohon, pastaj del e vërtetë.

Natyrisht askush nuk ka fakte apo të dhëna se qeveria ka një politikë të fshehjes së rasteve ashtu sikurse ndodhi në fillim të pandemisë në Huan të Kinës. Prandaj akuzat e opozitës tani për tani mbeten vetëm një hipotezë e pa vërtetueshme.

Por ama rastet e përmenduar më sipër, që vijnë si pasojë e politikës kurnace të testimeve ngrenë pikëpyetjen se mos ne nuk dimë gjendjen reale të përhapjes së pandemisë.
 Dhe këtu çështja nuk është vetëm propagandistike. Ajo përbën një rrezik real. Sepse duke shpallur se kemi gjithsej 500 persona të infektuar, duke i shumëzuar ata me një koeifiçent 10 ose 15 (numri maksimal të të prekurve për çdo person të gjetur) i bie që gjithsej nga virusi në Shqipëri të jenë prekur 5 mijë deri në 7 mijë vetë.

Dhe kjo është një shifër tepër e vogël që popullsia të ndihet e kërcënuar nga sëmundja. Këto shifra të tkurrura rrezikojnë të ngjallin ndjenjën e nënvlerësimit të rrezikut në popullatën e gjerë, duke bërë që edhe vigjilenca ndaj masave shtrënguese të dobësohet.

Pra “politika e ekspertëve” me pak testime dhe me numër të vogël zyrtar të infektuarish bie kryekëput ndesh me masat represive të qeverisë me burgime, ushtri në rrugë dhe shtet rrethim. E para e dëmton rëndshëm të dytën./LAPSI

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...