Shqipëria ka grafikun më të çuditshëm në botë për mënyrën sesi infektohen shqiptarët nga COVID-19.
Shikoni kurbat e vendeve të tjera, për shembull të Koresë së Jugut dhe të Italisë, kurba ka një tendencë të qartë, përmes të cilave mund të vlerësohet ecuria e përhapjes së virusit.
Në rastin e Shqipërisë, kurba e përhapjes së virusit ka formën e M. Pra ajo ndryshon sipas ndërhyrjeve apo humorit të një individi.
Kjo kurbë e çuditshme ndoshta për të gjithë botën është e kuptueshme për shqiptarët…
Ajo ulet në fillim të javës dhe ngrihet në mesin e javës, sepse KM kërkon të gjejë pretekst për të vendosur gjendjen e izolimit total në fundjavë.
Duket se kjo M e përsëritur do të vazhdojë gjatë derisa shqiptarët, ndryshe nga të gjithë qytetarët e vendeve të tjera, do të vazhdojnë të durojnë talljet cinike që e ka shndërruar edhe kurbën e përhapjes së COVID-19 në një nga zhgarravinat e KM...